Posto punë

Ballina / Punët / Asistente ne Showroom

Asistente ne Showroom

Klimateknika

Punë Tiranë Shqipëria Prodhim

Përshkrimi

Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.​

Kerkon te punesojë  Asistente ne Showroom

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Siguron asistencë dhe shërbim ndaj klientëve në Showroom
  2. Prezantimi i produkteve në mënyrë të qartë duke përfshirë specifikat teknike
  3. Kthimi I pergjigjeve në telefon & platforma të tjera sociale
  4. Bashkëpunimi me personat përgjegjës të departamenteve për finalizimin e ofertimeve
  5. Asiton ne Koordimin & Menaxhimin e Showroomit

Kriteret:

  • Te kete perfunduar angazhimet arsimore
  • Mosha 22-35 vjeç
  • Eksperience minimumi 1- vjeçare ne shitje/ sherbim klienti/ recepsion,
  • Preferohet të ketë njohuri të fituara në fushën e produkteve HVAC
  • Paraqitje estetike
  • Aftësi negociuese dhe organizative

Ofrohet :

  • Page baze + Bonuse
  • Pune e alternuar me turne
  • Mundësi promovimi brenda kompanise/grupit
  • Transport i siguruar nga Kompania
  • Të interesuarit të dërgojnë aplikim me CV ne e-mail burimet.njerezore@klimateknika.al ose ne Whatsapp +355688084154 me subjekt "Asistente ne Showroom"

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistente-ne-showroom-at-klimateknika-4406452670

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 30/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme