Përshkrimi
ITD shpk, kerkon te punesoje: Ass. Produkt Menaxher - Junior
Rreth nesh:
ITD Shpk është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.
Përshkrimi i pozicionit:
Ass. Produkt Menaxher Junior asiston në menaxhimin e një game produktesh, duke u njohur me specifikimet teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë të tyre. Angazhohet në ndjekjen e produkteve në sistem, komunikimin dhe raportimin me furnitorët, si dhe në zbatimin e proceseve sipas procedurave të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Njihet me gamën e produkteve dhe specifikimet teknike përkatëse.
- Asiston në konfigurimin e produkteve standarde dhe speciale.
- Ndjek produktet dhe proceset e tyre në sistemin ERP (Business Central – BC).
- Kryen dhe ndjek porositë e produkteve tek furnitorët, duke monitoruar statusin e tyre.
- Njihet me kontratat dhe kushtet e bashkëpunimit me furnitorët.
- Zbaton proceset dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
- Përgatit raporte dhe analiza lidhur me produktet, porositë dhe furnitorët.
Kerkesa per kandidatet:
-
Diplome universitare ne degen Informatike Ekonomike, Administrim Biznesi dhe Shkenca Ekzakte, e preferueshme me rezultate te mira
.
-
Njohje shume e mire e gjuhes angleze (e detyrueshme)
-
Aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese
-
Aftesi shume te mira analitike.
Benefite:
- Paga sipas tregut dhe ne varesi te eksperiences.
- Sigurim Shendetesor Privat,
- Mundesi rritjeje ne kariere,
Shënime:
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
Kërkesat
Niveli: junior
Publikuar 19/12/2025 · Skadon 19/01/2027