Posto punë

Ballina / Punët / Arkitekt/e Senior

Arkitekt/e Senior

IXHEM SHPK

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

I.XH.E.M Parafabrikat kërkon të punësojë persona në pozicionin Arkitekt/e Senior.

Detyrat kryesore:

  • Zhvillimi i projekteve arkitektonike nga koncepti deri në projekt zbatimi.
  • Hartimi i dokumentacionit teknik dhe administrativ për leje zhvillimi dhe ndërtimi.
  • Verifikimi i parametrave urbanistikë dhe përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi.
  • Koordinimi i projektit me disiplinat e tjera teknike.
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre.
  • Përgatitja e preventivave, BOQ dhe kontrolli i kostove të projektit.
  • Ndjekja e realizimit të projektit në kantier dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë zbatimit.
  • Organizimi dhe monitorimi i afateve të punës dhe dokumentacionit projektual.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Eksperiencë pune në projektim arkitektonik dhe menaxhim projektesh.
  • Njohuri të proceseve të projektimit dhe ndërtimit.
  • Njohuri të procedurave të lejeve dhe legjislacionit urbanistik në Shqipëri.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe organizimi.
  • Përgjegjshmëri profesionale dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe modelimit.
  • Vendbanim në Durrës.

Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: hr@ixhem.com .

  • Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës .

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4466288027/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 17/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme