Posto punë

Ballina / Punët / Area Sales Manager

Area Sales Manager

VAS GROUP

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i kompanisë:

VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D.

Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio.

Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.

Qëllimi i Pozicionit:

Sales Area Manager

është përgjegjës për gjenerimin e shitjeve dhe menaxhimin aktiv të rrjetit të partnerëve, përmes vizitave të rregullta në terren, ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata dhe zgjerimit të portofolit të klientëve B2B & B2C.

Përmbledhje e detyrave kryesore:

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i rrjetit ekzistues dhe identifikimi dhe aktivizimi i partnerëve të rinj B2B;
  • Vizita të planifikuara në terren dhe ndjekja sistematike e mundësive të shitjes;
  • Negocimi i kushteve tregtare dhe finalizimi i marrëveshjeve;
  • Monitorimi i performancës së partnerëve dhe rritja e volumit të shitjeve për secilin;
  • Mbledhja e informacionit nga tregu dhe raportimi i gjetjeve kryesore që ndikojnë në performancën e shitjeve;
  • Përditësimi i të dhënave dhe aktiviteteve në CRM;
  • Pjesëmarrje në panaire, takime profesionale dhe evente të industries;
  • Kontakt i ngushtë me departamentin e marketing duke sjellë feedback konstant nga kerkesa e tregut.

Kërkesat kryesore të pozicionit:

  • Diplomë universitare;
  • Eksperiencë 1–3 vjet në shitje në terren, preferohet në turizëm, mikpritje ose shërbime;
  • Orientim i fortë drejt shitjejeve dhe objektivave;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, bindjeje dhe negocimi;
  • Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie profesionale;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Përdorim bazë i MS Office / CRM;
  • Leje drejtimi.

Te gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në: hr@vasgroup.net

dhe të na vizitonojnë në kanalet tona online:

  • Web: vasgroup.net.
  • Facebook: vasgroup;
  • Instagram: vas. group1;
  • Youtube: @PremiumChannel Albania

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/area-sales-manager-at-vas-group-4371535057

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 16/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme