Përshkrimi
Analist i Riskut të Kredive - Nj ë sia e Vler ë simit t ë Riskut p ë r Biznesin e Mes ë m
Banka ProCredit ka shpallur pozicionin vakant Analist i Riskut të Kredive për Biznesin e Mesëm . Ky rol është përgjegjës për vlerësimin dhe monitorimin e riskut të aplikimeve të kredisë për segmentin e bizneseve të mesme, duke mbështetur procesin e vendimmarrjes me analiza të detajuara dhe të pavarura.
Përgjegjësitë kryesore:
- Analizon aplikimet për financim të klientëve të biznesit të mesëm dhe jep opinion mbi kreditimin.
- Vlerëson aftësinë kreditore, besueshmërinë dhe rreziqet që lidhen me aktivitetin, tregun, menaxhimin dhe strukturën e kompanisë.
- Analizon pasqyrat financiare historike dhe projektimet nga perspektiva e riskut të kredive.
- Propozon strukturën dhe vlerën e kolateralit në bashkëpunim me specialistët e vlerësimit.
- Përgatit dhe firmos raportet e vlerësimit të riskut dhe klasifikon ekspozimet.
- Prezanton aplikimet në Komitetin e Kredive dhe siguron dokumentacion të plotë për aprovimin dhe disbursimin.
- Monitoron portofolin e klientëve, duke siguruar përmbushjen e kushteve dhe identifikimin e hershëm të rreziqeve.
- Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave të riskut dhe kontribuon në përmirësimin e tyre.
- Bashkëpunon me auditues dhe palë të tjera kontrolli, duke siguruar transparencë dhe perputhshmëri.
- Respekton standardet e konfidencialitetit dhe mbështet ekipet e tjera sipas nevojës.
Kriteret për kandidatët:
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Mbi 3 vite eksperiencë në fushën e riskut të kredive, analizes financiare apo sektorin bankar në vlerësimin e rrezikut të kredive.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe të vendimmarrjes.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim në ekip.
- Njohuri të politikave dhe standardeve të riskut në sektorin bankar.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 29.08.2026, në adresën: burime.njerezore@procredit-group.com
ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 19/08/2026 · Skadon 19/01/2027