Përshkrimi
Rreth kompanisë
Clinic Group, kompani ndërkombëtare me seli në Romë dhe aktive në sektorin e shërbimeve mjekësore (trajtime dentare, kirurgji estetike dhe transplante flokësh), po zgjeron aktivitetin e saj duke hapur për herë të parë zyrën e saj në Shqipëri, në Tiranë.
Për hapjen e selisë së re, kompania kërkon të punësojë agjentë telefonikë në sektorin e turizmit dentar, duke ofruar mundësi reale rritjeje profesionale në një kompani ndërkombëtare në zgjerim. Kandidatët me eksperiencë në fushën e turizmit dentar do të kontaktohen me prioritet te larte.
Pozicioni i punës
Agjent Telefonik Shitjesh / Konsulent Telefonik
Vendndodhja : Tiranë
Orari : Full-time
Detyrat
- Kontakt telefonik me klientë të interesuar për trajtime dentare
- Prezantim i shërbimeve dhe ofertave të klinikave partnere
- Menaxhim i komunikimit me klientë ndërkombëtarë
- Mbyllje shitjesh dhe ndjekje e klientëve deri në finalizim
- Përditësim i të dhënave në sistemin CRM
- Arritje e objektivave të shitjes dhe performancës
Kualifikimet
- Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane (kusht i domosdoshëm)
- Eksperiencë në shitje ose call center përbën avantazh
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindjeje
- Orientim drejt rezultateve dhe performancës
- Njohuri bazë kompjuterike
- Aftësi negociuese dhe shitjeje
- Motivim dhe dëshirë për zhvillim profesional
Avantazh përbën: Eksperiencë në sektorin e turizmit dentar
Shënime
Çfarë ofron Clinic Group
- Kontratë pune e rregullt
- Pagë shume konkurruese + bonuse mujore motivuese
- Trajnim profesional dhe mbështetje e vazhdueshme
- Ambient pune modern dhe profesional
- Mundësi reale rritjeje dhe zhvillimi karriere në një kompani ndërkombëtare në zgjerim
- Procesi i përzgjedhjes
Intervistat do të zhvillohen online përmes Google Meet.
Kandidatët me eksperiencë në fushën e turizmit dentar do të kontaktohen me prioritet.
*Vetem aplikantet qe kane derguar cv do te kontaktohen
Kandidatët që nuk marrin përgjigje brenda 2 javësh nga aplikimi mund ta konsiderojnë aplikimin e tyre të papërzgjedhur për këtë fazë. Kompania rezervon të drejtën të ruajë CV-të e kandidatëve për mundësi të ardhshme punësimi që përputhen me profilin e tyre.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 09/02/2026 · Skadon 19/01/2027