Përshkrimi
Pozicion Vakant: Agjent Terreni
Brunes është në kërkim të një Agjenti Terreni energjik dhe të motivuar për të promovuar dhe zhvilluar shitjet e produkteve outdoor. Nëse të pëlqen puna në lëvizje dhe ke pasion komunikimin me klientët, bashkohu me ekipin tonë!
Përgjegjësitë kryesore:
- Promovimi dhe prezantimi i produkteve outdoor tek klientët potencialë.
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe të rinj.
- Identifikimi i mundësive të reja për shitje në terren.
- Monitorimi i tregut dhe konkurrencës.
- Raportimi periodik mbi aktivitetet dhe rezultatet e shitjeve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë në shitje ose pozicione të ngjashme (avantazh).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në terren.
- Leje drejtimi (kategoria B).
- Energji, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
📍 Vendndodhja: Tiranë / terren
💰 Pagesë konkurruese + bonuse mbi performancën
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-terreni-at-brunes-group-4385443904
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 19/03/2026 · Skadon 19/01/2027