Posto punë

Ballina / Punët / ADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM- SIGAL INVEST sh.a.

ADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM- SIGAL INVEST sh.a.

SIGAL Insurance Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

SIGAL INVEST sh.a. , Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, shpall një (1) vend të lirë pune për pozicionin:

ADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM

SIGAL INVEST sh.a. kërkon një drejtues me përvojë të konsoliduar në sektorin financiar, vizion strategjik, aftësi të larta drejtuese dhe integritet të lartë profesional, për drejtimin dhe administrimin e veprimtarisë së shoqërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat rregullatore.

1. Përgjegjësitë kryesore

·       Drejton dhe administron veprimtarinë e përditshme të shoqërisë, duke siguruar zbatimin e ligjit, statutit dhe vendimeve të organeve kompetente.

·       Harton dhe propozon strategjinë e zhvillimit, planin e biznesit dhe buxhetin vjetor.

·       Mbikëqyr administrimin e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive, në përputhje me politikat e miratuara dhe interesat e anëtarëve dhe investitorëve.

·       Siguron funksionimin efektiv të sistemeve të kontrollit të brendshëm, administrimit të riskut dhe përputhshmërisë ligjore e rregullatore.

·       Drejton zhvillimin e biznesit, zgjerimin e bazës së anëtarëve dhe krijimin e partneriteteve institucionale e tregtare.

·       Drejton dhe mbikëqyr strukturat organizative dhe burimet njerëzore të shoqërisë.

·       Përfaqëson shoqërinë në marrëdhëniet me institucionet, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe partnerët e saj.

·       Raporton periodikisht pranë Këshillit të Administrimit, Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve dhe organeve të tjera kompetente, sipas ligjit dhe statutit, si dhe siguron informimin e përfaqësuesve të aksionarit.

·       Raporton te Grupi, në përputhje me strukturën dhe politikat e grupit, pa cenuar kompetencat e organeve drejtuese të shoqërisë.

·       Garanton transparencën, etikën profesionale dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe investitorëve.

2. Kriteret dhe kërkesat për aplikantët

·       Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat ligjore dhe rregullatore për ushtrimin e funksionit, veçanërisht ato të përcaktuara në ligjin nr. 76/2023, "Për fondet e pensionit privat", dhe ligjin nr. 56/2020, "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive".

Konkretisht, kandidatët duhet:

·       Të plotësojnë kriteret e aftësisë dhe përshtatshmërisë profesionale, integritetit, reputacionit të mirë dhe besueshmërisë, sipas legjislacionit në fuqi.

·       Të mos kenë pengesa ligjore ose rrethana që krijojnë konflikt interesi apo cenojnë pavarësinë në ushtrimin e funksionit.

·       Të zotërojnë diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose fusha të ngjashme

dhe përvojë të dëshmuar në legjislacionin financiar, tregjet e kapitalit, fondet e pensionit privat, sipërmarrjet e investimeve kolektive, banka, sigurime dhe qeverisjen e shoqërive tregtare.

·       Të kenë të paktën 10 vite përvojë profesionale në sektorin financiar, prej të cilave të paktën 5 vite në pozicione drejtuese.

·       Të kenë përvojë në administrimin e fondeve të pensionit, investimeve, aseteve, bankave, sigurimeve ose institucioneve të tjera financiare.

·       Të zotërojnë kualifikimin profesional vendas ose ndërkombëtar në analizën e investimeve, administrimin e investimeve ose administrimin e fondeve, në përputhje me kërkesat ligjore dhe vlerësimin e AMF-së.

·       Të kenë njohuri të mira mbi tregjet financiare, investimet, administrimin e riskut dhe kuadrin ligjor e rregullator.

·       Të kenë aftësi të dëshmuara drejtuese, strategjike, organizative, komunikuese dhe vendimmarrëse.

·       Të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze.

Emërimi do t'i nënshtrohet përmbushjes së kritereve ligjore dhe procedurës së miratimit paraprak nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Dokumentacioni për aplikim

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

·       CV të përditësuar.

·       Letër motivimi, ku të përshkruajnë përvojën drejtuese dhe kontributin që mund të sjellin në këtë pozicion.

·       Kopje të diplomave dhe certifikatave profesionale.

·       Dokumentacion që vërteton përvojën profesionale dhe drejtuese.

Dokumentacioni dhe deklaratat plotësuese për vlerësimin e aftësisë dhe përshtatshmërisë do të kërkohen në përputhje me kërkesat e AMF-së.

Aplikimet dërgohen në adresën: burimetnjerezore@sigal.al

Afati i fundit i aplikimit: 30.11.2026.

Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.

Emërimi do të realizohet në përputhje me kompetencat e organeve të shoqërisë, statutin dhe kërkesat ligjore e rregullatore të zbatueshme.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4489789974/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/11/2026 · Skadon 15/01/2027

Punë të ngjashme