Përshkrimi
Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një “Specialist/e Administrimi” pranë Drejtorisë së Shitjeve:
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
- Të ketë mbaruar studimet e larta, preferohet në njërën nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;
- Të ketë aftësi komunikimi dhe të punuari në grup;
- Të ketë aftësi organizimi dhe të mbajturit saktë të informacionit;
- Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Përgatit dhe dorëzon librin e shitjeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Kontabilitetit në fund të çdo dite dhe muaji;
- Mban inventarin e policave;
- Përgatit Urdhrat e anulimit të policave dhe njoftimit e anulimit për institucionet përkatëse dhe klientët;
- Përgatit databazën e policave te shitura gjatë muajit etj.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
- Sigurim privat jete
- Sigurim privat shëndeti
- Sigurim privat jete me kursim
- Fond privat pensioni
- Një udhëtim stafi në vit
- Mundësi trajnimi
Informacion mbi pozicionin e punës:
Lloji i punës - Kohë e plotë
Orari - 08:00-17:00
Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 31 Korrik 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
· Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
· Me email : vbodo@sicred.com.al, okodra@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
- *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 29/07/2026 · Skadon 19/01/2027