Duke ngarkuar...

Inxhinier Elektrik

Gjonaj Group Holdings

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Infotelecom**
, pjesë e
**Gjonaj Group Holding**
, po kërkon një
**Inxhinier Elektrik**
të përkushtuar dhe me aftësi teknike të forta për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe optimizimin e prodhimit të energjisë në HEC-et dhe parqet fotovoltaike, duke siguruar operacione efikase, raporte të sakta dhe zbatim të kontratave të menaxhimit. Ky rol kërkon ekspertizë teknike të lartë, aftësi udhëheqëse dhe koordinim efektiv me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm.

Detyrat Kryesore:

- Skedulimi dhe menaxhimi i prodhimit të energjisë së 2 HEC-eve përmes sistemeve SCADA.
- Skedulimi dhe menaxhimi i prodhimit të energjisë së parqeve fotovoltaike përmes sistemeve SCADA.
- Menaxhimi dhe kontrolli i stafit të zyrës së skedulimit, monitorimit dhe sistemit SCADA.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën e prodhimit të energjisë.
- Zbatimi rigoroz i kontratave të menaxhimit të HEC-eve, parqeve fotovoltaike ose eolike.
- Asistimi në projektet në zhvillim të zyrës EPC (parqe fotovoltaike, turbina eolike, etj.) duke përfshirë projektimin dhe supervizimin.
- Mbështetja e zyrës EPC në procese të ndryshme teknike.

**Kualifikimet:**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Minimum 3 vite eksperiencë
relevante (eksperienca në skedulimin dhe menaxhimin e energjisë së HEC-eve përbën avantazh).
- Aftësi të forta teknike dhe në përgatitjen e raporteve teknike.
- Aftësi të mira komunikimi me kolegët dhe nënkontraktorët.
- Iniciativë, fleksibilitet dhe gatishmëri për orar pune të përshtatshëm.
- Njohuri të mira në AutoCAD dhe paketën Microsoft Office; njohuritë në programe të tjera të fushës përbëjnë avantazh.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.