Duke ngarkuar...

Asistent Menaxher Produkti - Junior

HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**ITD shpk, kerkon te punesoje: Ass. Produkt Menaxher - Junior**

**Rreth nesh:**

ITD Shpk është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.

**Përshkrimi i pozicionit:**

Ass. Produkt Menaxher Junior asiston në menaxhimin e një game produktesh, duke u njohur me specifikimet teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë të tyre. Angazhohet në ndjekjen e produkteve në sistem, komunikimin dhe raportimin me furnitorët, si dhe në zbatimin e proceseve sipas procedurave të kompanisë.

**Detyrat dhe përgjegjësitë**

- Njihet me gamën e produkteve dhe specifikimet teknike përkatëse.
- Asiston në konfigurimin e produkteve standarde dhe speciale.
- Ndjek produktet dhe proceset e tyre në sistemin ERP (Business Central – BC).
- Kryen dhe ndjek porositë e produkteve tek furnitorët, duke monitoruar statusin e tyre.
- Njihet me kontratat dhe kushtet e bashkëpunimit me furnitorët.
- Zbaton proceset dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
- Përgatit raporte dhe analiza lidhur me produktet, porositë dhe furnitorët.

**Kerkesa per kandidatet:**

- Diplome universitare ne degen Informatike Ekonomike, Administrim Biznesi dhe Shkenca Ekzakte,
**e preferueshme me rezultate te mira**

.
- Njohje shume e mire e gjuhes angleze (e detyrueshme)
- Aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese
- Aftesi shume te mira analitike.

**Benefite:**

- Paga sipas tregut dhe ne varesi te eksperiences.
- Sigurim Shendetesor Privat,
- Mundesi rritjeje ne kariere,

 

**Shënime:**

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e\_mail:
**humanresources@infosoftgroup.com.al**

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.