Duke ngarkuar...

KërkohetTeknik i Lartë Regjistrimi në Bashkinë Sarandë

IdentiTek Sh.a

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie
prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet
**1 (një)**
**Teknik i Lartë Regjistrimi në Bashkinë Sarandë.**

**KËRKESA**

1.     Të ketë përfunduar arsimin e lartë;

2.     Të ketë eksperiencë punë mbi 1 (një) vit;

3.     Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;

4.     Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në grup.

**PËRGJEGJËSI**

1.     Kryen regjistrimin/shpërndarjen për letërnjoftim elektronik për të gjithë shtetasit sipas procedurave të miratuara;

2.     Kryen shpërndarjen për dokumenta biometrike në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit sipas procedurave të miratuara;

3.     Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të regjistrimit dhe raporton çdo problem në kohë;

4.     Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aplikimit/Shpërndarjes, materialet dhe pajisjet e zyrës etj;

5.     Organizon dhe vendos në dosje dokumentat përkatese të ndara në baza mujore;

6.  Është përgjegjës për sigurinë fizike të dokumentave biometrike në Zyrat e Shpërndarjes sipas procedurave të miratuara;

7.     Shpërndan informacionin në kohë me kolegët e zyrës për raste të proceseve të regjistimit;

8.     Përgatit raporte ditore, javore, mujore duke i percjell në Departamentin e Regjistrimit;

9.     Krijon një ambjent mikpritës për të gjithë personat dhe u shërben atyre me mirësjellje;

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: hr@identitek.al ose shkresërisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 26.12.2025.