Duke ngarkuar...

Drejtor Dege, Tiranë

OTP Bank Albania

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Pozicioni:
**Drejtor Dege, Tiranë**

Divizioni:
Retail

Objektiv kryesor :

Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës përcaktuar në targetet e vendosur në fillim të vitit në fushën e:

· Kredive Retail & cilësinë e tyre;

· Depozitave;

· Paketave;

· Marrëveshjeve të pagave;

· Klientëve aktivë.

 

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**

·Të përfaqësoje me profesionalizëm dhe integritet degën e Bankës dhe të marrë përgjegjësi për tërë veprimtarinë e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, statutin dhe udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës OTP Albania;

·Të organizoje, drejtoje dhe kontrolloje veprimtarinë e përditshme të Degës dhe të stafit të saj;

·Të menaxhojë dhe të kujdeset për ndërtimin dhe funksionimin normal të marrëdhënieve midis degës dhe departamenteve të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmiresimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientelës;

·Të zotërojë njohuritë e domosdoshme për produktet e bankës dhe njëkohësisht të ketë aftësi shitëse;

·Të njohë thellësisht cdo veprimtari operacionale të degës dhe të sigurojë që gjithë veprimtaria e personelit të degës është në përputhje me procedurat përkatëse;

·Të mbajë përgjegjësi për cdo veprim financiar dhe cdo transaksion të urdhëruar, vlerësuar apo kontrolluar prej tij.

**Kualifikimi i kërkuar:**

· Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të;

· Eksperiencë pune në të njëjtin profil në sistemin bankar;

· Njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit;

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Afati i fundit i aplikimeve është
**23 dhjetor 2025**