Pozitë e Lirë:
Donerist (Donerxhi)
Bëhu pjesë e familjes Pasa Doner!
Vendi: PasaDoner (Albi Mall dhe Prishtina Mall)
Lloji i punës: Full-time / Part-time
PasaDoner është një vend pune ku ngrohtësia kolektive dhe mikpritja ndihen që në momentin e parë. Ne krijojmë një ambient miqësor dhe mbështetës, ku çdo punonjës trajnohet me kujdes për t’u ndjerë rehat dhe i sigurt që në ditën e parë. Gjatë orarit të punës, kujdesemi për mirëqenien e ekipit tonë me ushqim të shijshëm dhe përfitime të brendshme që e bëjnë përvojën në PasaDoner edhe më të këndshme.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Pjekja dhe prerja e donerit sipas standardeve të PasaDoner
- Përgatitja e produkteve ushqimore për klientët (sanduiçë, PasaBox, etj.)
- Menaxhimi i linjës së përgatitjes dhe ruajtja e pastërtisë
- Bashkëpunimi me ekipin për efikasitet maksimal në shërbim
Kualifikimet që kërkojmë:
- Eksperiencë e mëparshme si Donerist ose në pozita të ngjashme
- Aftësi për të punuar me shpejtësi dhe nën presion
- Kujdes ndaj detajeve dhe standardeve të higjienës
- Shkathtësi në bashkëpunim dhe komunikim me kolegët
Apliko sot!
Aplikoni përmes butonit të mëposhtëm, sill CV-në tënde në dyqan ose na shkruaj në:
info@pasadonerks.com, Facebook/Instagram
Pasa Doner – Traditë me Shije. Shërbim me Zemër.