Duke ngarkuar...

Salesperson

Contemporary Student Solutions Albania

contract
Publikuar Sot
**đŸ’» Remote | ⏰ Orar fleksibĂ«l | 🎓 StudentĂ« & tĂ« Sapodiplomuar tĂ« mirĂ«pritur**

Përshkrimi i Kompanisë

International Student Identity Card (
**ISIC**
) ështĂ« karta e vetme e identitetit studentor e njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht, qĂ« ofron akses nĂ« mbi 150,000 pĂ«rfitime pĂ«r studentĂ« nĂ« mbarĂ« botĂ«n 🌍. E themeluar nĂ« vitin 1953 dhe e mbĂ«shtetur nga UNESCO, ISIC promovon mobilitetin ndĂ«rkombĂ«tar, shkĂ«mbimin kulturor dhe aksesin e barabartĂ« nĂ« mundĂ«si pĂ«r studentĂ«t globalisht. Contemporary Student Solutions Albania (CSSA) ështĂ« pĂ«rfaqĂ«suesi zyrtar i ISIC nĂ« ShqipĂ«ri. Misioni ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« zgjerojmĂ« rrjetin ISIC nĂ« nivel lokal, duke bashkĂ«punuar me biznese qĂ« duan tĂ« arrijnĂ«, mbĂ«shtesin dhe angazhojnĂ« komunitetin studentor.

Përshkrimi i Rolit

Po kĂ«rkojmĂ«  Sales Representative / Salesperson pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« rritjen e rrjetit të partnerĂ«ve ISIC nĂ« ShqipĂ«ri. Ky Ă«shtĂ« njĂ« rol remote, i bazuar nĂ« komision, ideal pĂ«r studentĂ« ose tĂ« sapodiplomuar qĂ« kĂ«rkojnĂ« eksperiencĂ« reale nĂ« shitje, orar fleksibĂ«l dhe tĂ« ardhura tĂ« bazuara nĂ« performancĂ« đŸ’ŒđŸ’°. PĂ«rgjegjĂ«sia kryesore do tĂ« jetë kontaktimi i bizneseve, prezantimi i mundĂ«sisĂ« sĂ« partneritetit me ISIC dhe regjistrimi i tyre si partnerĂ« pĂ«rfitimesh ISIC.

Përgjegjësitë Kryesore

- Identifikimi dhe kontaktimi i bizneseve lokale
- Prezantimi i konceptit të partneritetit ISIC dhe përfitimeve të secilit nivel partneriteti
- Bindja e bizneseve pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e rrjetit ISIC dhe pĂ«r tĂ« ofruar pĂ«rfitime pĂ«r studentĂ«t
- Menaxhimi i komunikimit dhe ndjekja e bizneseve të interesuara
- Mbyllja e marrëveshjeve dhe onboardimi i partnerëve të rinj ISIC
- PunĂ« e pavarur duke pĂ«rmbushur objektivat e dakorduara tĂ« shitjes 🎯

Kompensimi

- Bazuar në komision: përfiton një përqindje për çdo biznes të regjistruar
- Komisione më të larta për partneritetet e niveleve më të larta
- Pa limit tĂ« ardhurash – tĂ« ardhura tĂ« bazuara nĂ« performancĂ«
- Mbajtja e portofolit të klientëve dhe përfitimi për sa kohë klientët qendrojnë si partnerë
- Ideale për ndërtimin e eksperiencës në shitje paralelisht me studimet

Kandidati Ideal

- Student ose i sapodiplomuar (çfarëdo fushe)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindjeje
- Komod në komunikim me pronarë dhe menaxherë biznesesh
- I vetë-motivuar, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultateve
- Interes për shitje, marketing, zhvillim biznesi ose sipërmarrje
- Njohja e tregut shqiptar dhe eksperienca është avantazh
- Njohuri shumë të mira në shqip; anglishtja përbën plus

ÇfarĂ« OfrojmĂ«

- Punë fleksibël dhe 100% remote
- Eksperiencë praktike në shitje B2B
- Eksperiencë me një brand të njohur ndërkombëtarisht
- TĂ« ardhura me komision dhe potencial rritjeje
- Mundësi për të ndërtuar një CV të fortë në shitje dhe partneritete

Si të Aplikoni


- TĂ« interesuarit ftohen tĂ« aplikojnĂ« pĂ«rmes LinkedIn ose tĂ« dĂ«rgojnĂ« cv-nĂ« dhe njĂ« prezantim tĂ« shkurtĂ«r ku pĂ«rshkruajnĂ« motivimin dhe disponueshmĂ«rinĂ« e tyre ne emailin contact@studentcard.al. đŸ“©