Duke ngarkuar...

Specialist i Sektorit të Kontabilitetit

OTP Bank Albania

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pozicioni: Specialist i Sektorit të Kontabilitetit**

**Divizioni: Financë**

**Objektivat kryesore:**

§ Siguron monitorim cilësor të shpenzimeve të përgjithshme;

§ Ndjek asetet fikse në zhvillim dhe magazina;

§ Kujdeset për përputhshmërinë e rregjistrimeve midis inventarit të faturave të mbërritura me ato të rregjistruara në librat e bankës.

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**

§ Kryen rregjistrimet e duhura kontabël lidhur me OPEX.

§ Rregjistron aktivet e qëndrueshme në librat e bankës dhe çdo veprim tjetër që lidhet me këto asete;

§ Merr pjesë në grupin e punës për inventarizimin e aseteve të bankës;

§ Përgatit dhe mirëmban raportin e shpenzimeve fikse mujore të bankës;

§ Rregjistron shpenzimet e parapaguara në modulin përkatës dhe kryen kontrollet përkatëse për amortizimin e tyre.

§ Kryen rikoncilim të pagesave të kryera me ato të rregjistruara për të paguar nga sektori përkatës;

§ Kryen rikoncilime per asete dhe detyrime te bankes

§ Kryen të gjitha punët e tjera që i ngarkohen nga Përgjegjësi i Sektorit të Kontabilitetit.

**Kualifikimi i kërkuar:**

§ Diplomë Universiteti Ekonomik në Bankë-Kontabilitet ose fusha të tjera të ngjashme;

§ Minimumi 2- 3 vjet eksperiencë pune;

§ Njohuri të mira të MS Office;

§ Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është
**23 Dhjetor 2025**