**DHL International Albania**
është në kërkim të një
**Accounting & Reporting**
të organizuar dhe të orientuar ndaj detajeve për t’iu bashkuar ekipit tonë. Ky rol siguron kryerjen me saktësi dhe në kohë të aktiviteteve të kontabilitetit dhe raportimit financiar, në bashkëpunim të ngushtë me
**Shared Service Center në Ostrava**
, i cili mbështet postimet kontabël në sistem.
**Përgjegjësitë kryesore**
- Koordinimi me Shared Service Center për postimet kontabël dhe verifikimin e transaksioneve në sistem (SAP).
- Kontrolli dhe verifikimi i postimeve që lidhen me shitjet, blerjet, pagesat, shpenzimet dhe të ardhurat.
- Monitorimi dhe rakordimi i llogarive të klientëve, furnitorëve, bankës dhe llogarive të tjera të bilancit.
- Kontrolli i regjistrimit të aseteve, amortizimit dhe inventarizimit të tyre.
- Pjesëmarrje në procesin e mbylljes mujore dhe përgatitjen e regjistrimeve kontabël sipas IFRS.
- Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore sipas kërkesave ligjore dhe Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
- Mbështetje gjatë auditimit të jashtëm dhe bashkëpunim me autoritetet gjatë kontrolleve tatimore.
- Përgatitja e raporteve dhe analizave financiare për drejtuesit.
**Aftësitë e kërkuara**
- Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në kontabilitet dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
- Njohuri të IFRS, SKK dhe legjislacionit tatimor shqiptar.
- Përvojë me sisteme ERP (preferohet SAP) dhe njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
- Aftësi analitike, organizative dhe komunikimi shumë të mira.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.