Duke ngarkuar...

HARTOGRAFË

Abkons

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përshkrimi i Kompanisë**

**Abkons**
është një kompani lider në konsulencë inxhinierike zhvillimi dhe menaxheriale në Ballkanin Perëndimor, me prezencë në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje & Hercegovinë.

Kompania është një partner i besuar në projekte të mëdha zhvillimi në rajon dhe më gjerë. Me një ekip profesionistësh, një rrjet të gjerë konsulentësh dhe ekspertësh, Abkons është partneri i zgjedhur për investitorët që angazhohen në projekte të rëndësishme në sektorë si Energjia, Transporti, Infrastruktura, Mjedisi, Telekomunikacioni, Turizmi, Bujqësia, Uji, etj.

**Q**
**ë**
**llimi i Pozicionit**

Në këtë kandidati do të kontribuojë në krijimin e të dhënave hapësinore të sakta dhe digjitalizimin e hartave kadastrale

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Realizimi i vektorizimit të hartave kadastrale të digjitalizuara, duke përfshirë kufijtë e parcelave, ndërtesat dhe elementët e tjerë të hartës.
- Sigurimi që elementët e vektorizuar të përputhen saktë me hartat origjinale dhe që të dhënat hapësinore të jenë gjeometrikisht të qëndrueshme.
- Verifikimi i plotësimit së elementëve të vektorizuar dhe caktimin e atributeve për çdo element hapësinor;
- Ruajtja e konsistencës ndërmjet fletëve të hartave;
- Dokumentimi dhe raportimi i çdo mospërputhjeje për të siguruar që të dhënat digjitalizuese të përmbushin standardet teknike;

**Kërkesat kryesore:**

- Diplomë universitare, studime universitare në vijim, ose trajnim ekuivalent në Hartografi, Gjeodezi, Gjeoinformatikë, GIS ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë ose njohuri akademike në digjitalizimin e hartave, hartografi ose përpunimin e të dhënave hapësinore;
- Njohuri bazë ose mesatare të programeve GIS ose CAD të përdorura për vektorizim;
- Kuptim i sistemeve të referencës së koordinatave dhe interpretimit të hartave;
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me saktësi me të dhëna hapësinore;
- Aftësi për të ndjekur procedura teknike dhe për të punuar në mënyrë efektive në një ekip projekti;
- Gatishmëri për të udhëtuar sipas nevojave të projektit.

**Aplikimi:**

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
**hr@abkons.com**

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.