Duke ngarkuar...

Group Marketing Lead

Catalys AI

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Një klient që bashkëpunojmë ngushtë, kompani leader ne tregun e maskerinave transparente ne Shqiperi, aktualisht është në kërkim të një Marketing Lead që t'i bashkohet ekipit drejtues dhe të ndërtojë funksionin e marketingut nga e para.

**Kompania:**
iClear Group

**Vendndodhja:**
Tiranë, Shqipëri

**Lloji i Angazhimit:**
Me kohë të plotë

**Rreth iClear Group**

iClear® është lider në fushën e ortodoncisë digjitale në Shqipëri, i dedikuar për të ofruar buzëqeshje të përsosura përmes teknologjisë inovative të aligner-ave transparentë. Misioni ynë është të transformojmë eksperiencën ortodontike, duke ofruar një alternativë estetike, komode dhe efektive ndaj metodave tradicionale. Ne besojmë se një buzëqeshje e bukur rrit vetëbesimin dhe jemi krenarë që i suportojmë doktorrët të ndihmojnë pacientët të arrijnë këtë qëllim.

**Përmbledhja e Rolit**

iClear Group në kërkim të një
**Marketing Lead**
vizionar dhe me pasion, i cili do të jetë personi i parë dhe kyç në themelimin dhe ndërtimin e funksionit të marketingut në iClear Group. Ky është një rol strategjik dhe një mundësi unike për të ndërtuar nga e para funsionin e marketingut të një marke në rritje të shpejtë.

Si Marketing Lead, ti do të jesh pjesë e ekipit drejtues të kompanisë dhe do të punosh ngushtë me lidershipin për të formësuar të ardhmen e brandit dhe kompanisë. Do të kesh mbështetjen dhe udhëzimin strategjik nga një Fractional CMO, duke të dhënë mundësinë të zhvillohesh profesionalisht dhe të kesh një impakt real në suksesin e kompanisë.

**Përgjegjësitë Kryesore**

- **Zhvillimi i Strategjisë së Marketingut:**
Të ndërtosh dhe zbatosh një strategji marketingu të integruar (online dhe offline) që pozicionon productin ne treg, rrit brand awareness, gjeneron klientë të rinj pa harruar fokusin te klientët ekzistues.
- **Menaxhimi i Marketingut:**
Të menaxhosh dhe të drejtosh të gjitha kanalet duke përfshire kanalet dixhitale dhe prezencën online por duke u fokusuar edhe në kanalet dhe aktivitete offline, perfshi eventet dhe bashkëpunimin e ngushtë me Albanian Aligners Academy.
- **Krijimi i Përmbajtjes:**
Të zhvillosh dhe menaxhosh një kalendar editorial dhe content strategy që rezonojnë me audiencën tonë target.
- **Menaxhimi i Markës (Brand Management):**
Zhvillimi dhe krijimi i value proposition, mesazhit dhe pozicionimit dhe të sigurohesh që identiteti dhe mesazhet e markës iClear të jenë konsistente, dhe të përditësuara për tu përdorur në të gjitha pikat e kontaktit me klientin.
- **Analizë dhe Raportim:**
Të monitorosh, masësh dhe raportosh performancën e marketingut duke përdorur raporte te strukturuara dhe të optimizosh strategjitë bazuar në të dhëna.
- **Bashkëpunimi me Ekipin:**
Si pozicion lideri do duhet të punosh ngushtë me pjesën tjetër të lidershipit për përmbushjen e nevojave të marketingut dhe kryesisht me atë të shitjeve për të krijuar materiale marketingu që mbështesin procesin e shitjes.
- **Rekrutimi dhe Menaxhimi i Skuadrës së Marketingut:**
Rekrutimi, menaxhimi dhe mbajtja e një atmosfere pozitive që incentivon produktivitetin dhe mirëqënien e skuadrës.
- **Menaxhimi i Buxhetit:**
Të planifikosh, monitorosh dhe menaxhosh buxhetin e marketingut në mënyrë efikase për të maksimizuar kthimin nga investimi (ROI).

**Kualifikimet e Kërkuara**

- Eksperiencë pune e provuar në marketing, idealisht në një rol që mbulon aspekte të gjera të marketingut dixhital dhe strategjik.
- Njohuri të thella të platformave kryesore të marketingut dhe kanaleve dixhitale dhe jo-dixhitale,
- Aftësi të shkëlqyera krijuese dhe në storytelling, me një portofol të fushatave apo aktiviteteve të suksesshme të marketingut.
- Aftësi analitike për të marrë vendime të bazuara në të dhëna.
- Iniciativë, proaktivitet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur në një mjedis dinamik.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale dhe pune në grup..
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze - e folur dhe e shkruar. (Italishtja përbën avantazh).
- Përvoja në sektorin e shëndetësisë, estetikës ose produkteve premium përbën një avantazh.

**Çfarë Ofrohet**

- Një rol kyç në ekipin drejtues me ndikim direkt në rritjen e kompanisë.
- Mundësinë unike për të ndërtuar nga themelet departamentin dhe strategjinë e marketingut dhe për të vënë vizionin tënd në veprim.
- Mentorship dhe mbështetje strategjike nga një CMO me përvojë.
- Paketë shumë e mirë shpërblimi.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme dhe rritje në nivel grupi në një kompani me portofol të gjerë.
- Një mjedis pune modern, dinamik, bashkëpunues ku kultura e kompanisë eshtë driver kryesor për sukses.
- Mundësinë të jeni pjesë e një kompanie inovatore që ndryshon jetët e njerëzve duke pasur impak direkt në jetën e pacientëve.

**Si të Aplikosh**

Nëse jeni gati për këtë sfidë dhe të lesh gjurmë në një kompani lider në sektor, dërgo CV-në dhe një letër motivimi në adresën:
**HR@iclear.al**

*iClear® Aligners është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe meritokracia është parim themelor i kompanisë.*