Inxhinier/e Tekstili dhe Zhvillimi Produkti (Playground)
ASEL Albania
**Playground**
është një kompani që operon në tregun shqiptar në fushën e produkteve për fëmijë dhe familje. Kompania bashkëpunon me marka ndërkombëtare dhe po zhvillon gjithashtu koleksionn e produkteve për tregun lokal dhe rajonal.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe zhvillimit të produkteve tona, ftojmë profesionistë të motivuar të bëhen pjesë e ekipit tonë krijues.
**Pozicioni i punës:**
 Inxhinier/e Tekstili dhe Zhvillimi Produkti
**Departamenti:**
Zhvillim Produkti
**Vendndodhja**
: Tiranë
**Lloji i Kontratës:**
 FreeLancer ose Part Time për fazën e parë të Projektit
**Inxhinieri/ja i/e Tekstilit dhe Zhvillimit të Produktit**
 kontribuon në zhvillimin teknik të produkteve tekstile për fëmijë, për brand shqiptar, nga ideja deri në përgatitjen për prodhim, në bashkëpunim me ekipin dhe sipas specifikave të brandit. Pozicioni përfshin përgatitjen e specifikimeve teknike, zhvillimin e dizajneve dhe bashkëpunimin me prodhues ndërkombëtarë për realizimin e produkteve dhe kontrollin e prototipeve. Pozicioni është i përshtatshëm edhe për studentë ose të sapodiplomuar kreativë që kanë interes për materialet, proceset e prodhimit dhe zhvillimin e produkteve për tregun shqiptar dhe të huaj.
**Detyrat**
- Zhvillimi teknik i produkteve tekstile nga koncepti deri në prodhim;
- Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe tech packs për prodhuesit;
- Përzgjedhja dhe rekomandimi i materialeve dhe strukturave të pëlhurave sipas funksionit të produktit;
- Bashkëpunimi me prodhues dhe furnitorë ndërkombëtarë për zhvillimin e mostrave;
- Testimi dhe vlerësimi i cilësisë së materialeve dhe produkteve;
- Analiza dhe përmirësimi i prototipeve para prodhimit final;
- Sugjerimi i zgjidhjeve teknike për përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit të produkteve;
- Sigurimi që produktet përmbushin standardet e cilësisë dhe sigurisë për produktet e fëmijëve.
**Kualifikimet**
- Diplomë ose student në Zhvillim Produkti, Inxhinieri Tekstili, Teknologji Materialesh, Teknologji Veshjeje, Dizajn Mode ose fusha të ngjashme;
- Njohuri bazë mbi materialet tekstile dhe proceset e prodhimit;
- Aftësi për përgatitjen e specifikimeve teknike dhe dokumentacionit për prodhim (tech packs);
- Njohuri të programeve bazë për dizajn produkti si Adobe Illustrator, CLO 3D ose programe të ngjashme për zhvillim veshjesh apo produktesh;
- Aftësi për zhvillimin e pattern design sipas udhëzimeve dhe drejtimit kreativ të ekipit;
- Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunimi në ekip;
- Vlerësojmë veçanërisht personalitetin dhe dëshirën për të punuar dhe krijuar, më shumë sesa eksperiencat e mëparshme të punës.
- Ambient pune kreativ, i hapur dhe dinamik;
- Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi në rritje dhe të kontribuoni që në hapat e parë të zhvillimit të projekteve të biznesit;
- Mundësi për të kontribuar në zhvillimin e produkteve dhe koleksioneve të reja;
- Bashkëpunim me prodhues dhe furnitorë ndërkombëtarë;
- Mundësi për zhvillim profesional;