Duke ngarkuar...

Branch Manager Elbasan

Crimson Finance Fund Albania

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Crimson Finance Fund Albania (CFFA) është një institucion Financiar Jo-Bankë i themeluar në vitin 2015 nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), NORFUND, Crimson Capital dhe Bashkia Tiranë. I pozicionuar në tregun financiar midis bankave dhe institucioneve të mikrofinancës, CFFA ka në thelb të misionit të tij mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpermjet një game të gjerë produktesh financiare të ndara midis kredisë, qirasë financiare dhe factoring-ut.

Crimson Finance Fund Albania është në kërkim të një Branch Manager për degën Elbasan, profesionist, të motivuar dhe entuziast për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik.

Detyrat:

Disa nga detyrat kryesore të ketij pozicioni janë:

· Marketon produktet financiare dhe transmeton informacionin e duhur rreth tyre për klientët potencialë

· Vlerëson dhe asiston aplikimet e klientëve duke kryer analizen e tyre financiare dhe atë të biznesit

· Përgatit propozimin per miratimin e financimeve

· Ndjek procedurat e nevojshme deri në miratimin e financimeve

· Monitoron performancën dhe cilësinë e portofolit të tij të financimeve

· Mbikëqyr pagesat e financimeve dhe ndjek pagesat në vonesë

· Përgatit raportet e nevojshme për menaxhimin

· Është iniciues dhe jep kontributin e tij për të përmirësuar strategjitë e shitjeve

Kualifikimet:

· Diplomë universitare relevante (ekonomi, financë, bankë)

· Minimumi 3 vite eksperiencë në institucione financiare (preferohet banka) në sektorin e shitjes dhe marketingut të drejtpërdrejtë me klientin

· Njohuri të punës në sistemin bankar dhe financave, duke përfshirë njohjen e kreditimit të MSME, riskun e kredisë, rregulloret dhe politikat e aplikueshme

· Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantimin dhe shitjen e produkteve financiare

· Aftësi analitike, vecanërisht në leximin dhe interpretimin e pasqyrave financiare dhe përgatitjen e analizave financiare

· Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Office dhe në vecanti MS Excel

· Njohuri të mira të gjuhës angleze (preferuar nëse është e mbrojtur me provimet e TOEFL apo IELTS)

Crimson Finance Fund Albania ju ofron:

· Ambient pune stimulues dhe dinamik

· Mundesi promovimi në karrierë

· Pagë ndër më të lartat në treg

· Skemë bonusi ne bazë të performancës

· Sigurim privat shëndeti

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV dhe certifikimet përkatëse në adresen donatela.kurti@cffa.al  brenda dates 27 Mars 2026.