Duke ngarkuar...

Treasury Manager

Kastrati

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pozicioni:**
Treasury Manager

**Departamenti:**
Finance

**Vendndodhja:**
Tiranë

**Lloji i punësimit:**
Full-time

**Përshkrimi i Pozicionit**

**Treasury Manager**
është përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe operacional të likuiditetit të Grupit, planifikimin e cash-flow, marrëdhëniet me institucionet financiare dhe optimizimin e strukturës financiare të grupit. Ky rol siguron që grupi të ketë likuiditet të mjaftueshëm për operacionet dhe investimet, duke minimizuar rreziqet financiare dhe kostot e financimit.

**Përgjegjësitë Kryesore**

- Menaxhon dhe monitoron
**cash-flow ditor, mujor dhe vjetor**
për të gjitha kompanitë e grupit.
- Përgatit dhe analizon
**cash-flow forecast**
dhe plane financiare afatshkurtra dhe afatgjata.
- Menaxhon marrëdhëniet me
**bankat dhe institucionet financiare**
.
- Negocion dhe administron
**linjat e kreditit, overdraft-et, garancitë bankare dhe instrumentet e financimit**
.
- Monitoron dhe optimizon
**pozicionin e likuiditetit**
të kompanisë.
- Analizon dhe menaxhon
**riskun financiar**
(valutor, likuiditeti, norma interesi).
- Bashkëpunon me departamentet e tjera financiare për
**planifikimin buxhetor te cash flowdhe investimet kapitale**
.
- Përgatit raporte periodike për
**CFO dhe menaxhimin ekzekutiv**
mbi pozicionin e cash-it dhe financimet.
- Siguron përputhshmëri me
**politikat financiare të grupit dhe procedurat e kontrollit të brendshëm**
.

**Kualifikimet dhe Kërkesat**

- Diplomë universitare në
**Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme**
.
- Minimum
**5–7 vite eksperiencë në financë, treasury ose banking**
.
- Eksperiencë në
**menaxhimin e cash-flow dhe marrëdhënieve bankare**
.
- Njohuri të forta në
**analizë financiare dhe instrumente financimi**
.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
- Njohuri shumë të mira të
**Excel dhe sistemeve financiare**
.
- Njohuri shumë të mira të
**gjuhës angleze**
.

**Aftësi të Preferuara**

- Eksperiencë në
**grupe kompanish ose organizata të mëdha**
.
- Njohuri mbi
**treasury management systems (TMS)**
.
- Certifikime profesionale si
**ACCA, CFA ose të ngjashme**
përbëjnë avantazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën 
**hr@kastratigroup.al**
 duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.