Duke ngarkuar...

Legal Specialist

Kalaja Talent Consulting

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Ne po kërkojmë të punësojmë një Juriste për një nga bashkëpunëtorët tanë në fushën e ndërtimit. Roli përfshin përgatitjen dhe rishikimin e kontratave, ndjekjen e dokumentacionit ligjor dhe sigurimin e përputhshmërisë me rregulloret ligjore.

Përshkrimi i rolit:

Juriste do të jetë përgjegjëse për mbështetjen ligjore të kompanisë dhe projekteve të partnerit në fushën e ndërtimit.

Roli përfshin:

Përgatitjen, rishikimin dhe menaxhimin e kontratave me klientë, furnitorë dhe nënkontraktorë.

Sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin kombëtar dhe rregulloret e ndërtimit.

Mbështetje në negociata dhe proceset ligjore që lidhen me projektet.

Menaxhimin e dokumentacionit ligjor dhe arkivimin korrekt të kontratave dhe marrëveshjeve.

Këshillim dhe asistencë për menaxhmentin dhe ekipet operative në çështje ligjore.

Identifikimin e rreziqeve ligjore dhe sugjerimin e zgjidhjeve për minimizimin e tyre.

Kërkesat:

Diplomë në Drejtësi (preferohet master ose specializim i ngjashëm).

2–4 vite eksperiencë si juriste, idealisht në sektorin e ndërtimit ose kompanitë e ndërtimit.

Njohuri të thella në ligjin civil, tregtar dhe legjislacionin e ndërtimit.

Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.

Mendim kritik, përgjegjshmëri dhe korrektësi në përgatitjen e dokumenteve ligjore.

Aftësi për të punuar në mënyrë proaktive dhe për të ofruar zgjidhje praktike.

📩 Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën: Aviola.isufi@ktc.al ose te kontaktojne ne numrin 0694093986.