Duke ngarkuar...

Gazetar Koordinator

andale.al

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
ANDALE kërkon të zgjerojë ekipin!

Pozicioni i hapur: Gazetar/Koordinator

Nëse je energjik, kreativ dhe i/e apasionuar pas medias digjitale dhe përmbajtjes inovative, kjo është mundësia jote për t’u bërë pjesë e një skuadre dinamike në zemër të krijimtarisë online.

Detyrat kryesore:

• Hulumtimi dhe përgatitja e ideve për përmbajtje digjitale.

• Koordinimi i xhirimeve, intervistave dhe (në rastet kur ka) kontakteve me të ftuar/bashkëpunëtorë.

• Redaktimi dhe përgatitja e materialeve për publikim.

• Bashkëpunim i ngushtë me regjisorët dhe ekipin kreativ.

Kërkesat:

• Eksperiencë në gazetari, komunikim apo role të ngjashme.

• Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.

• Iniciativë, përgjegjësi dhe fleksibilitet në një ambient dinamik pune.

• Njohuri të mira të mediave sociale dhe trendeve aktuale dhe përdorimi i paketës Adobe.

Çfarë ofrojmë:

• Ambient pune modern dhe kreativ.

• Mundësi për rritje profesionale.

• Pjesëmarrje në projekte të mëdha dhe inovative të medias online.

Dërgo CV-në tënde dhe një letër motivimi në: info@andale.al