Duke ngarkuar...

Menaxher Prokurimesh

Kastrati

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pozicioni:**
Menaxher Prokurimesh

**Vendi i punës**
: Tiranë

Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një
**Menaxher Prokurimesh**

për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

**Përshkrimi i pozicionit:**

**Menaxheri i Prokurimeve**
është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe kontrollin e prokurimit të materialeve dhe shërbimeve, duke siguruar efikasitet kostoje, cilësi dhe përputhje me nevojat teknike të projekteve. Të ketë eksperience në kompani ndërtimi.

**Detyrat Kryesore:**

- Planifikimi i prokurimeve sipas fazave të projekteve
- Përzgjedhja dhe negocimi me furnitorë dhe nënkontraktorë
- Organizimi i porosive dhe ndjekja e dorëzimeve
- Kontrolli i kostove dhe respektimi i buxheteve
- Koordinimi me inxhinierinë për specifikime teknike
- Menaxhimi i inventarit dhe dokumentacionit të prokurimit
- Raportim periodik mbi shpenzimet dhe performancën e furnitorëve

**Kërkesat:**

- Diplomë universitare në ekonomi, menaxhim, logjistikë ose fusha të ngjashme
- **Minimum 5-7 vite eksperiencë në prokurime**
- Eksperiencë në sektorin e ndërtimit (avantazh i fortë)
- Njohuri të tregut dhe materialeve ndërtimore
- Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe organizative

**Si të aplikoni:**

Dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në adresën hr@kastratigroup.al,duke përmendur në subjekt pozicionin për të cilin jeni duke aplikuar.