Duke ngarkuar...

Internship SAP Functional Consultant

Algorhythm

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Internship SAP Functional Consultant

Hapi i parë drejt karrierës suaj të suksesshme si SAP Functional Consultant!

Algorhythm, një nga kompanitë më inovative në fushën e IT dhe konsulencës, kërkon persona të talentuar dhe të motivuar për të filluar rrugëtimin e tyre në Internship për SAP Functional.

Ky program është porta juaj drejt botës së konsulencës teknologjike, ku do të mësoni se si të modeloni proceset e biznesit me ERP-në lider në tregun botëror, SAP.

Kërkojmë:

- Edukimi: Studentë ose të diplomuar në Ekonomi, Informatikë Biznesi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
- Gjuha: Njohuri shumë të mira të gjuhës Gjermane ose Italiane.
- Aftësitë: Mendësi analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe pasion për teknologjinë.
- Angazhimi: Vullnet për një rritje profesionale afatgjatë.

Ofrojmë:

- Mentorim: Eksperiencë praktike në projekte reale krah ekspertëve të industrisë.
- Aftësim: Trajnim intensiv në njërën nga fushat më të kërkuara të tregut global (SAP).
- Karrierë: Mundësi reale punësimi pas përfundimit me sukses të internship-it.

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-në tuaj në: hr@algorhythm.al Subjekti: "Aplikim për Internship: SAP Functional Consultant"

Mos e humbisni këtë mundësi unike për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në elitën e konsulencës IT!

#Algorhythm #SAP #SAPFunctional #Internship #Hiring #CareerOpportunity #AlbaniaIT #GermanSpeakers

#ItalianSpeakers