Përgjegjësi i Logjistikës është përgjegjës për menaxhimin e plotë të flotës së automjeteve të kompanisë, duke siguruar që çdo automjet të jetë në gjendje optimale pune dhe në përputhje me standardet e sigurisë. Ai garanton funksionimin e pandërprerë të aktiviteteve operative përmes mirëmbajtjes, planifikimit dhe monitorimit të përdorimit të mjeteve.
Në bashkëpunim të ngushtë me përgjegjësit e departamenteve të tjera, planifikon dhe menaxhon itineraret dhe rrugët për aktivitetet e shitjes, grumbullimit të lëndëve të para, dhe furnizimit me materiale ndihmëse nga furnitorët ku duhet organizuar transport i brendshëm, duke optimizuar kostot.
**Detyrat**
- Mirëmban flotën e automjeteve të shoqërisë, ndihmon në hartimin dhe implementon të gjithë instruksionet, rregulloret dhe proçedurat e transportit dhe mirëmbajtjes së mjeteve të kompanisë.
- Kontrollon dhe siguron mirëmbajtjen e dokumentacionit të logjistikës (mjeteve) përfshirë dokumentacionin e mjeteve të shoqërisë, plotësimin e formularëve dhe manualeve të përcaktuara për të për ndjekje.
- Koordinon me Përgjegjësin e Grumbullimit për suportin në zbatimin e planit të grumbullimit duke garantuar mbulimin me mjete, duke u siguruar që të gjithë shoferët zbatojnë instruksionet, rregulloret dhe procedurat e logjistikës në drejtimin dhe mirëmbajtjen e mjetit.
- Harton raporte dhe analiza mbi kostot e mirëmbajtjes së mjeteve të transportit dhe shpenzimet e tjera, të cilat i raporton tek Menaxheri Operacional i kompanisë.
- Në bashkëpunim me dep. e Burimeve Njerëzore trajnon shoferët për përdorimin e automjeteve dhe mbi Kodin e Etikës/ Rregullat e Kompanisë.
- Komunikon me shoferët/agjentët e grumbullimit për t’i suportuar me nevojat e tyre apo urgjencat për aspektet logjistike.
- Monitoron dhe supervizon mjetet në përdorim nga stafi i kompanisë dhe shpenzimet e tyre si dhe raporton përpara drejtuesve të kompanisë për to.
- Monitoron sistemin e brendshem GPS të kompanisë për secilin mjet, këshillon në zbatimin e rregulloreve dhe komunikon me Burimet Njerëzore në raste shkeljesh për të marrë masa.
- Raporton për shkelje të rregulloreve të punës nga Agjentët e Grumbullimit apo Shoferët tek Menaxheri Operacional dhe te Burimet Njerëzore.
- Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
- Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga eprori.
**a. Kualifikime të Nevojshme**
- Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese.
- Aftësi të mira të paketës MS Office (MS Word dhe MS Excel), në hartim dhe analizim raportesh.
- Patentë klasi B.
**b. Kualifikime Shtesë që Preferohen**
- Diplomë në Shkollë Profesionale Mekanike/ Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi ose Inxhinieri Mekanike.
- Eksperiencë me programe ERP, preferohet eksperiencë me Odoo.
- Eksperiencë më parë në departamentin e logjistikës.