Duke ngarkuar...

Inxhinier Kostoist

Progeen Construction

Durres, Durres
full_time
Publikuar Sot
**PROGEEN sh.p.k.**
është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.


**Pozicioni:**
Inxhinier Kostoist


**Vendndodhja:**
Durrës


**Përmbledhja e Rolit:**
Progeen po kërkon një Inxhinier Kostoist, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objektit në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.


**Detyrat Dhe Përgjegjësitë**

- Përgatit dhe përllogarit kostot e projektit duke përfshirë materialet, punën, paisjet dhe shpenzimet e tjera të lidhura me ndërtimin, në përputhje me specifikimet e kontratës, planin e zbatimit dhe preventivin e kontratës.
- Monitoron dhe kontrollon buxhetin e projektit për të siguruar që punimet të mbeten brenda kufijve të parashikuar dhe raporton rregullisht mbi çdo devijim të mundshëm.
- Vlerëson ndikimin e ndryshimeve në projekt (nëse ka) dhe përllogarit koston shtesë ose kursimin nga ndryshimet e mundshme, duke siguruar që ato të jenë të dokumentuara dhe të miratuara në përputhje me kërkesat kontraktuale.
- Mbikëqyr analizën e çmimeve të materialeve, punës dhe shërbimeve të nevojshme për projektin, duke siguruar që të gjitha të jenë të përballueshme dhe në përputhje me tregun.
- Harton raporte mujore mbi statusin e kostos dhe progresin e projektit, duke siguruar që të gjitha shpenzimet të mbeten të kontrolluara dhe të përshtatshme për buxhetin e caktuar.
- Siguron që të gjitha aktivitetet dhe shpenzimet në kantier të realizohen brenda kufijve të buxhetit të miratuar dhe në përputhje me strategjitë e menaxhimit të kostove.
- Vlerëson kostot e nënkontraktorëve dhe përgatit analizat e kostos për kontratat e nënkontraktorit, duke siguruar që të gjithë të respektojnë vlerën e projektit.
- Vlerëson dhe identifikon rreziqet që mund të ndikojnë në kostot e projektit, duke përfshirë vonesat, dhe rritje të çmimeve të materialeve.
- Menaxhon çdo shpenzim të paplanifikuar dhe siguron që çdo ndryshim të jetë tërësisht i dokumentuar dhe të marrë miratimin përkatës nga palët kontraktuese.
- Vlerëson koston e mundshme të projekteve të ardhshme dhe zhvillon analiza kostoje për të ndihmuar në planifikimin dhe buxhetimin e tyre.

**Kualifikimet Dhe Kërkesat**

- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
- Eksperiencë pune 2-5 vjet;
- Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i aftë të menaxhojë dhe punojë në grup;
- Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj.
- Komunikim i mirë dhe aftësi për punë në ekip;
- Disponueshmëri për punë në zyrë kantieri.

**Përfitimet**

- Një ambient mikpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë.

**Mënyra e Aplikimit**
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën
**hr@progeen.com**
(duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera
**.**
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”*