Duke ngarkuar...

Marketing Manager

EB INVEST

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
EB Investment, në emër të një klienti të saj, është në kërkim të një
***Menaxheri Marketingu***
për të udhëhequr zhvillimin dhe implementimin e strategjive të marketingut që rrisin prezencën e markës dhe performancën në treg.

**Përgjegjësitë kryesore**

- Hartimi dhe zbatimi i planit vjetor të marketingut në përputhje me strategjinë e përgjithshme të
- kompanisë.
- Administrimi dhe optimizimi i buxhetit të marketingut, duke garantuar efikasitet maksimal të investimeve (ROI).
- Kryerja e analizave të tregut, konkurrencës dhe trendeve të industrisë për identifikimin e mundësive të reja të zhvillimit.
- Konceptimi, koordinimi dhe monitorimi i fushatave të marketingut në kanale tradicionale dhe digjitale.
- Udhëheqja, motivimi dhe zhvillimi profesional i ekipit të marketingut.
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjes për rritjen e performancës komerciale.
- Menaxhimi dhe konsolidimi i identitetit, reputacionit dhe pozicionimit të markës.
- Përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin mbi performancën dhe KPI-të.

**Kualifikimet**

- Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
- Minimum 5 vite eksperiencë në marketing, me së paku 2 vite në pozicion menaxherial.
- Njohuri të thelluara në marketing strategjik dhe digjital.
- Eksperiencë në menaxhimin e buxheteve dhe analizën e performancës.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrjeje.

**Ofrohet**

- Ambient profesional dhe mbështetës.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi.
- Paketë konkuruese financiare dhe benefite të tjera.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 09.03.2026. Sigurohuni që të përfshini “Menaxher Marketingu” në subjektin e email-it.

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.*