Duke ngarkuar...

Senior Financial

AgiKons

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Financier/e Senior".

Detyrat:

- Kontrollon, verifikon dhe miraton faturat e blerjeve dhe shpenzimeve për projekte ndërtimi.
- Monitoron kostot e projekteve dhe siguron përputhshmëri me buxhetet e miratuara.
- Analizon kontratat me furnitorë dhe nënkontraktorë.
- Ndjek procesin e blerjeve: porosi, fatura, dokumentacion shoqërues dhe pagesa.
- Përgatit raporte financiare periodike për secilin projekt (kosto reale vs buxhet).
- Kontrollon përputhshmërinë e faturave me legjislacionin tatimor dhe rregullat financiare në fuqi.
- Bashkëpunon ngushtë me menaxherët e projekteve dhe departamentin e prokurimeve.
- Mbikëqyr kontabilitetin e projekteve dhe mbylljet mujore financiare.

Kualifikimet:

- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Minimum 3–5 vite përvojë në sektorin e ndërtimit ose projekte ndërkombëtare.
- Eksperiencë në kontroll faturash, blerje dhe menaxhim kostosh projektesh.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor dhe financiar.
- Aftësi të avancuara në MS Excel dhe programe financiare/kontabël.
- Njohuri e gjuhës angleze (e domosdoshme)
- Përbën avantazh njohja e gjuhës greke

Te interesuar te dergojne cv ne easy aply.