Duke ngarkuar...

Brand Manager

Electromagic

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Menaxher Brand-i**

Lloji i punesimit: Me kohe te plote

Raportimi: Tek Drejtori i Marketingut

**Electromagic**
 eshte nje nga kompanite lider ne tregun shqiptar te elektroshtepiakeve dhe produkteve profesionale, me mbi 23 vite eksperience dhe nje rrjet te gjere dyqanesh e partneresh besnike. Ne jemi te njohur per inovacionin, cilesine e produkteve dhe sherbimin e shkelqyer ndaj klientit.

Per te zgjeruar me tej ekipin tone, jemi ne kerkim te nje
**Menaxher Brand-i**
, qe te jete pergjegjes ne zhvillimin, menaxhimin dhe ruajtjen e identitetit dhe vleres se markes, duke siguruar qe ajo te jete e qendrueshme dhe konkurruese ne treg.

**Qellimi i pozicionit**

Menaxhimi i fushatave te komunikimit te markave per te cilat eshte pergjegjes. Njohja shume e mire e filozofise se markes, aseteve te markes dhe produkteve te saj. Trajnon ne menyre periodike ekipin e shitjes per produktet e reja te markes qe menaxhon.

**Detyrat dhe Pergjegjesite:**

**I.  Njohja dhe menaxhimi i identitetit te markes (60%)**

- Njeh dhe zbaton filozofine, historine, misionin dhe identitetin e markes Electromagic, ne perputhje me strategjine e marketingut te kompanise;
- Menaxhon dhe zoteron asetet e markes, duke garantuar perdorimin korrekt dhe te njetrajtshem te tyre;
- Ka njohuri te plota mbi produktet qe tregtohen nen marken Electromagic;
- Koordinon dhe orienton agjencite e marketingut per fushatat qe lidhen me marken, duke siguruar brief-e te qarta dhe ekzekutim korrekt;
- Planifikon, ndjek dhe konkludon fushatat e marketingut qe ndikojne drejtperdrejt ose terthorazi ne zhvillimin e markes;
- Menaxhon kanalet e komunikimit te markes, perfshire komunikimin online dhe dixhital;
- Analizon eksperiencen e klienteve me marken ne showroom dhe vezhgon kerkesat dhe perceptimin e tyre;
- Raporton periodikisht tek Drejtori i Marketingut mbi performancen dhe objektivat e markes.

**II.  Detyra Organizative (20%)**

- Koordinon ne menyre te vazhdueshme bashkepunimin me stafin e Departamentit te Marketingut dhe agjencine e komunikimit per zbatimin e aktiviteteve dhe kerkesave te marketingut;
- Siguron respektimin e filozofise se kompanise, etikes se bashkepunimit dhe mireqenies ne marredheniet e punes;
- Garanton zbatimin korrekt te brandbook-ut te markes perkatese dhe te Electromagic ne te gjitha materialet dhe komunikimet;
- Siguron qe informacioni dhe brief-et e derguara agjencise kreative te jene te sakta, te plota dhe te perditesuara.

**III.  Nderlidhja midis departamenteve (20%)**

- Koordinon dhe mban marredhenie te vazhdueshme me departamentet e shitjeve dhe blerjeve per çeshtjet qe lidhen me produktet e markes qe menaxhon;
- Bashkepunon ngushte me ekspertet e shitjeve ne showroom per mbeshtetjen dhe perfaqesimin korrekt te markes;
- Menaxhon marredhenien dhe komunikimin me agjencine e komunikimit per realizimin e aktiviteteve te lidhura me marken
**.**

**Kualifikimet dhe Aftesite:**

- Diplome e arsimit te larte ne Marketing, Komunikim ose fusha te ngjashme;
- Njohuri te shkelqyera te paketes Microsoft Office dhe te gjuhes angleze ne te folur dhe te shkruar;
- Aftesi te mira bashkepunimi ne grup dhe aftesi per te punuar ne menyre te pavarur;
- Eksperience e meparshme pune ne industri ose pozicione te ngjashme perben avantazh;
- Te kete aftesi analitike dhe kreative, te jete i organizuar dhe i orientuar ndaj rezultateve dhe zbatimit te afateve;
- Te posedoje aftesi te shkelqyera nderpersonale dhe lidershipi, perfshire komunikim efektiv, bashkepunim, motivim dhe ndikim pozitiv.

*Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV te perditesuar ne adresen info@electromagic.al deri ne daten 20 Shkurt 2026.*