Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që tashmë është hapur Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, , produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.
Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
Asistent Menaxher/e (1 pozitë)
Përfaqësues/e i/e shitjes (1 pozitë)
Depoist (1 pozitë)
LOKACIONI: Prizren, Galeria Shopping Mall
a) Përgjegjësitë (Asistent/e Menaxher/e):
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Ndihmon klientët për të bërë zgjidhje duke ndërtuar raporte të besueshme-duke ofruar sugjerime dhe opsione;
- Në bashkëpunim me stafin organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të azhurnuara;
- Trajnimi dhe zhvillimi i punjonësve të rinj të ekipit tuaj;
- Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore;
- Monitoron dhe mirëmban dyqanin.
Kualifikimet (Asistent/e Menaxher/e):
- Të ketë të përfunduar shkollimin e lartë;
- Të ketë së paku 1 (një) vit përvojë pune në pozita menaxheriale në sektorin e shitjes me pakicë;
- Njohuri shumë të mira në paketën e MS Office;
- Të ketë patent shoferi (kategoria B).
b) Pozita: Përfaqësues/e i/e shitjes
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese.
c) Pozita: Depoist
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Organizim i inventarit të depo-së dhe mbikqyrja e hyrjeve dhe daljeve të mallrave;
- Sigurimi i një kontrolli të vazhdueshëm të nivelit të stokut;
- Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;
- Përgatitja e raporteve të përditshme për nivelin e stokut dhe aktivitetet e depo-it;
- Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në depo.
Kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm dhe/ose te lartë;
- Eksperiencë pune në organizimin e depo-ve dhe inventarit;
- Të ketë patent shofer (kategoria B).
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në butonin "Apliko Këtu" ose në: hr@gifi-kos.com duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
- Afati për aplikim deri me datë: 12.07.2025
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.