Duke ngarkuar...

Shofer (Kategoria B) (4), Shofer (Kategoria C) (3) Ndihmës Depoist (3), Ndihmës serviser për aparata/frigorifera

RUGOVE

Prishtine
Kohë e plotë
Publikuar 1 dite me pare
Shiko Kompaninë

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

  • SHOFER - kat. B (x4)
  • SHOFER - kat. C (x3)
  • NDIHMËS DEPOIST (x3)
  • NDIHMËS SERVISER PËR APARATA/FRIGORIFERA

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE

SHOFER - kat. B dhe C

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton. 
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

NDIHMËS DEPOIST

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas. 
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë dhe organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.

NDIHMËS SERVISER PËR APARATA/FRIGORIFERA

  • Ndihmon udhëheqësin e tij në servisimin e aparateve të ujit.
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre.
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara sipas udhëzimeve të udhëheqësit të tij.
  • Ndihmon udhëheqësin e tij në kryerjen e detyrave tjera të tij ditore.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
  • Për pozitën Shofer kat. B, të ketë patent shofer kategoria B.
  • Për pozitën Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në butonin "Apliko Këtu" ose e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Për më shume informata mund të kontaktoni edhe në numrat e telefonit 049 257 919 / 049 130 260.

Afati i fundit për aplikim është data 05 Korrik 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.