Duke ngarkuar...

Arketare

BM GROUP

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
BM SHPK shpall pozicion të hapur pune për
**Arketare**
, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin korrekt të arkës dhe transaksioneve financiare ditore.

**Detyrat Kryesore:**

- Menaxhimi i arkës dhe kryerja e veprimeve ditore financiare (arkëtime / pagesa);
- Regjistrimi i saktë i të gjitha transaksioneve në sistem;
- Lëshimi dhe kontrolli i faturave, mandateve dhe dokumentacionit përkatës;
- Mbajtja e bilancit ditor të arkës dhe raportimi i tij;
- Bashkëpunimi me departamentin e financës / kontabilitetit;
- Ruajtja e konfidencialitetit të informacionit financiar;
- Zbatim i procedurave dhe rregullave të brendshme të kompanisë.

**Kualifikimet e Kërkuara:**

- Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet ekonomik/financiar);
- Përvojë e mëparshme pune si arketare (përparësi);
- Njohuri bazë në kontabilitet dhe dokumentacion financiar;
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Ndjesi e lartë përgjegjësie dhe korrektësie;
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup;
- Njohuri bazë të programeve kompjuterike (Excel, programe financiare).

**BM SHPK**
ofron një ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi.

Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në: elda.tafaj@bm-shpk.com

Afati i aplikimit:24 Janar 2026