Duke ngarkuar...

Menaxhere Blerjesh (BRUNES)

AlbanianGarment

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pozicion Vakant: Menaxhere Blerjesh ( F)**

Në bashkëpunim me Brunes Group

**Lokacioni:**
 Brunes Showroom, Autostrada Tiranë–Durrës

**Orari:**
 Full Time| 08:30-17:00

**Brunes Group**
, një nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohura në industrinë e arredimit dhe ndërtimit në Shqipëri me mbi 850 punonjës, po zgjerohet me një pozicion të ri Menaxhere Blerjesh ( F).

Menaxherja e Blerjeve është përgjegjëse për sigurimin e produkteve qe tregton kompania, duke siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë efikase, me kosto optimale dhe në përputhje me standardet e cilësisë. Ajo punon ngushtë me furnitorët e huaj dhe departamentet e brendshme për të garantuar furnizime të qëndrueshme dhe të besueshme.

Detyrat

**Çfarë do të bëni?**

- Planifikoni dhe zbatoni strategjitë e blerjeve në përputhje me nevojat e kompanisë.
- Hulumtoni tregun dhe zgjidhni furnitorë potenciale të besueshëm.
- Negocioni çmime, kushte pagese dhe afate të dorëzimit me furnitorët.
- Monitoroni performancën e furnitorëve dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjata me ta.
- Kontrolloni dhe optimizoni kostot, duke ndjekur efikasitetin buxhetor.
- Ndiqni porositë, menaxhoni dokumentacionin dhe zgjidhni problemet që lidhen me furnizimet.
- Përgatitni raporte periodike për analizën e blerjeve dhe furnitorëve.
- Analizoni tregun për tendencat dhe mundësitë për optimizim kostosh.
- Monitoroni stoqet dhe bashkëpunoni me magazinën për të shmangur mungesat ose tepricat.
- Ruani dokumentacionin për çdo blerje dhe përgatitni raporte për drejtuesit.
- Bashkëpunoni me departamentet e tjera për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të siguruar që blerjet përmbushin këto kërkesa.

Kualifikimet

**Kërkesat për kandidatin ideal:**

- Diplomë universitare në Ekonomi ose Menaxhim.
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve ose menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
- Aftësi të forta në negocim, analizë dhe vendimmarrje.
- Njohuri në përdorimin e programeve financiarë dhe të menaxhimit të blerjeve.
- Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Shënime

*Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar*

këtu
 ose apliko nga duapune.com.

**Çfarë ofrojmë:**

- Një mundësi unike për të përfaqësuar një 
**markë lider globale**
 në fushen e mobilimit dhe arredimit
- Të punoni në një ambjent modern dhe inovativ, me mbështetje të plotë nga 
**Brunes Group**
- Ambient dinamik, trajnime të vazhdueshme dhe rrugë të hapur për zhvillim profesional