Duke ngarkuar...

System Administrator

Tring

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Tring TV, është në kërkim të një System Administrator me eksperiencë teknike të avancuar në administrimin e sistemeve operative, virtualizimit dhe infrastrukturës IT.

**DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:**

- Administrimi, konfigurimi dhe optimizimi i Windows Server (AD, GPO, DNS, DHCP) dhe Linux Server (Ubuntu, CentOS, Debian, etj.);
- Menaxhimi i mjediseve të virtualizimit (VMware vSphere/ESXi, Hyper-V ose të ngjashme);
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve fizikë dhe storage;
- Suport dhe troubleshooting për PC, workstation dhe serverë (HW & SW);
- Konfigurimi dhe administrimi i pajisjeve të rrjetit: switch, firewall, router;
- Monitorimi i performancës, kapacitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve;
- Implementimi i masave bazë të sigurisë IT, backup dhe recovery;
- Dokumentimi teknik i konfigurimeve dhe procedurave operative.

**KËRKESAT TEKNIKE:**

- Njohuri shumë të mira në Windows Server dhe Linux;
- Eksperiencë praktike me virtual machines (VM) dhe hypervisorë;
- Njohuri solide në hardware serverash, RAID, CPU, RAM, storage;
- Njohuri praktike në networking (VLAN, routing, firewall rules);
- Aftësi të avancuara troubleshooting në ambiente production;
- Njohuri mbi sisteme monitorimi (Zabbix, PRTG, Nagios ose të ngjashme përbëjnë avantazh).

**FORMIMI ARSIMOR:**

Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike.

**EKSPERIENCË:**

3 ose më tepër vjet pune në një fushë të ngjashme, Televizion, ISP, Radio etj.

**AFTËSI TË TJERA:**

- Aftësi të mira ndër-personale dhe komunikuese;
- I aftë për të zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur;
- Aftësi për të zgjidhur probleme dhe të punoj nën trysni.