
Operator për Prodhimin e Asfaltit, Punëtor Fizik / Punëtor Asfalti
ETEAM SH.P.K.
ETEAM SH.P.K. është kompani prodhuese e asfaltit me seli në Obiliq.
Lokacioni i kompanisë gjendet ne Milloshevë në aksin Milloshevë-Obiliq rruga e Llapit. ETEAM SH.P.K. prodhon dhe shet të gjitha llojet e asfaltit si dhe ekzekuton kontrata publike. Kjo arrihet në bazë të besimit, realizimit me kohë të të gjitha porosive nga klientët, me ndershmëri, përkushtim dhe kualitet maksimal. ETEAM SH.P.K. shpall konkurs për këto pozita:
- Operator për prodhimin e asfaltit (2)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe organizimi i procesit të prodhimit në fabrikë.
- Mbikëqyrja e punës së ekipit dhe sigurimi i realizimit të planit ditor të prodhimit.
- Sigurimi që të gjitha aktivitetet prodhuese të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe sigurisë.
- Trajnimi dhe motivimi i punëtorëve në linjat prodhuese.
- Përvojë paraprake në menaxhimin e prodhimit ose në sektorë të ngjashëm industrial.
- Aftësi të mira organizative, udhëheqëse dhe komunikuese.
Vendi i punës: Milloshevë-Obiliq.
Kandidati duhet të jetë në gjendje të punoj me orar fleksibil të punës, dhe çdo orë shtesë do paguhet me kushte tjera.
Kushtet e kontratës:
Një (1) vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese një (1) muaj.
Pagesë gjatë gjithë vitit.
Punëtor Fizik - punëtor asfalti(2)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përkrahja e proceseve të prodhimit dhe punët e kompanisë në terren.
- Kryerja e punëve fizike në hapësirat e prodhimit dhe vendpunishteve.
- Përvojë e mëparshme në punë fizike është përparësi, por jo e domosdoshme.
- Gatishmëri për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Disiplinë dhe përgjegjësi në punë.
Vendi i punës: Milloshevë-Obiliq.
Kandidati duhet të jetë në gjendje të punoj me orar fleksibil të punës, dhe çdo orë shtesë do paguhet me kushte tjera.
Kushtet e kontratës:
- Një (1) vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese një (1) muaj.
- Pagesë gjatë gjithë vitit.
Ne ofrojmë:
- Shujtë ditore.
- Pagë konkurruese dhe kushte stabile pune.
Mënyra e aplikimit:
CV-ja dhe dokumentacioni tjetër duhet të dorëzohen përmes butonit "Apliko Këtu" apo në adresën elektronike: eteamshpk@gmail.com.
Numri i kontaktit: 049/396874.