Management Supervisor – Account Management
Oz Marketing Albania
Në Oz, ne besojmë se idetë e forta nuk mjaftojnë nëse nuk menaxhohen mirë. Ne krijojmë strategji, fushata dhe përvoja komunikimi që jetojnë përtej një postimi apo një lançimi. Ne vendosim të parët njerëzit, dhe besojmë se puna e mirë fillon me skuadra të suksesshme. Mbi të gjitha, besojmë se puna e bërë me standarde të larta sjell vlerë të qëndrueshme për klientët dhe ekipin.
**Account Management**
është një rol kyç në Oz. Është një pozicion menaxhimi ditor, kritik për suksesin e fushatave, projekteve dhe marrëdhënieve me klientët. Ky rol lidh strategjinë me ekzekutimin, klientin me ekipin kreativ dhe objektivat me rezultatet.
**Përgjegjësitë kryesore:**
- Menaxhim ditor i punës për klientët dhe projektet, duke siguruar përputhje me objektivat strategjike të klientit dhe të Oz.
- Mbikëqyrje e fushatave multi-channel (brand, digital, social, PR, evente), nga ideimi deri në ekzekutim dhe analizë.
- Planifikim, ndjekje dhe optimizim i buxheteve, afateve dhe burimeve për projekte të shumëfishta
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipet kreative, digjitale dhe të prodhimit për të maksimizuar efektivitetin e ideve
- Trajtim i problematikave dhe zgjidhje proaktive e situatave gjatë procesit të punës.
- Sigurimi që idetë kreative mbeten të lidhura fort me strategjinë dhe objektivat e biznesit të klientit
- Prezantime aktive përpara klientëve dhe pjesëmarrje në takime strategjike.
- Përgatitje dhe menaxhim i raporteve dhe analizave post-launch për matjen e performancës.
- Komunikim i qartë i objektivave, të dhënave dhe rezultateve me klientët dhe ekipin
- Frymëzim dhe udhëheqje e ekipit për të krijuar punë me standard të lartë dhe impakt real
- Kontribut në ndërtimin e kulturës së Oz: profesionalizëm, përgjegjësi, mendim kritik, bashkëpunim dhe humor të mirë.
**Profili ideal:**
- Eksperiencë e konsoliduar në account management / project management në agjenci komunikimi
- Mendim strategjik i kombinuar me aftësi shumë të mira organizative
dhe kuptim i biznesit të klientit
- Aftësi shumë të mira komunikimi me klientët dhe ekipet e brendshme
- Qasje proaktive ndaj parandalimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe e orientuar drejt rezultateve
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte paralelisht pa humbur cilësinë
- Kuriozitet, qartësi mendimi dhe ndjeshmëri ndaj brand-eve dhe njerëzve
- Menaxhim i komunikimit me klientët, projekteve dhe buxheteve
- Aftësi për të udhëhequr dhe koordinuar ekipet
- Kuptim i marketingut, brand-it dhe performancës së fushatave
- Besueshmëri, maturi dhe përgjegjësi e lartë profesionale
Një Account Manager Senior nuk është thjesht një ndërmjetës mes klientit dhe agjencisë, është përfaqësues i interesit të biznesit të klientit brenda agjencisë si dhe përfaqësues i interesit të cilësisë së punës së agjencisë përballë klientit.
Në
**Oz**
, punojmë mbi të gjitha me qëllim.
Kërkojmë njerëz që marrin përgjegjësi, që janë vizionarë dhe që duan të rriten profesionalisht duke ndërtuar diçka me vlerë.
**Nëse mendon se ky rol të përfaqëson, mirë se vjen në Oz!**