Duke ngarkuar...

Tech Tribe Lead – Digital Banking

OTP Bank Albania

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Pozicioni:   Tech Tribe Lead – Digital Banking**

**Divizioni:**
   Digjital

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**

- Përcakton dhe komunikon vizionin dhe planin e veprimit për bankingun mobile;
- Drejton skuadren teknike ndër-disiplinore (zhvillues, QA, UX, DevOps, Biznes analist) dhe siguron bashkepunim efektiv me partneret per te realizuar perfundimin ne kohe dhe me cilesi te projektit;
- Identifikon varesine dhe pershtat aktivtetet e projektit Digital Banking me projektet e tjera transformuese si përditësimi i CBS, migrimin e procesorit të kartave ,etj.;
- Mbikëqyr arkitekturën, API-të, Microservices dhe integrimin me sistemet e tjera te bankes;
- Siguron përputhshmërinë me PSD2, GDPR, AML dhe rregulloret locale;
- Zbaton praktikat DevOps, CI/CD pipelines dhe testimin;
- Zbaton parime të dizajnit të produkteve te orientuar drejt klientit në eksperiencen mobile;
- Bashkëpunon me linjat e biznesit dhe partnerët për të ofruar shërbime mobile të personalizuara, intuitive dhe të besueshme;
- Monitoron performancën, përdorshmërinë dhe rekomandon përmirësime të vazhdueshme;
- Menaxhon bashkëpunimin me partneret dhe zbaton marrëveshjet e nivelit të shërbimit (SLA);
- Identifikon rreziqet e projektit per aktivitetet qe drejton dhe propozon strategji per adresimin e tyre;
- Siguron praktika të sigurta të kodimit dhe qëndrueshmëri ndaj kërcënimeve kibernetike.

**Kualifikimi i kërkuar:**

- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
- Diplomë Master e preferuar në Sisteme Informacioni, Menaxhim Teknologjie, Banking & Finance me fokus IT, ose MBA me specializim në transformim digjital;
- Certifikime të vlefshme në: Agile / Scrum Master, DevOps dhe Cloud Architecture;
- Trajnime shtesë në UX/UI design për banking mobil, API management, etj.
- Eksperiencë e provuar në bankingun digjital ose platformat fintech;
- Njohuri solide mbi ekosistemet e bankingut digjital, API-të, Microservices dhe infrastrukturën cloud;
- Eksperiencë me Java/Spring Boot, Node. Js, event streaming si Kafka, orkestrim me Kubernetes, etj;
- Njohuri mbi direktivat/rregulloret e përputhshmërisë (PSD2, GDPR, AML);
- Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe komunikimi.

Afati i fundit i aplikimeve është
**16 janar 2025.**