Duke ngarkuar...

Cyber Security Specialist

Communication Progress

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Ne jemi në kërkim të një Specialisti të Sigurisë Kibernetike me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave dhe Sistemeve të Informacionit të kompanisë.

**Detyrat dhe përgjegjësitë:**

Zbaton politikat, standardet dhe protokollet e Sigurisë Kibernetike.

Monitoron aktivitetet dhe incidentet e sigurisë, me qëllim parandalimin dhe adresimin e sulmeve kibernetike.

Kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e planit të përgjithshëm të sigurisë së kompanisë.

Identifikon, analizon dhe zgjidh problematika aktuale dhe të mundshme të sigurisë kibernetike.

Përmbush objektivat dhe detyrat e përcaktuara nga drejtuesi përkatës.

**Kualifikimet:**

Diplomë universitare në Sigurinë e Informacionit, Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.

Minimumi 2 vite përvojë në fushën e ICT-së ose role të ngjashme.

Certifikime profesionale në fushën e sigurisë kibernetike përbëjnë avantazh.

Njohuri të mira mbi parimet dhe praktikat e sigurisë kibernetike.

Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.

**Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?**

📈Paga konkurruese, referuar standarteve më të larta të tregut.

👨‍💻Plan trajnimesh dhe çertifikimesh për cdo punonjes sipas roleve përkatëse.

📌Përfshirje në projekte me impakt transformues.

👥Ambjent miqësor ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.

💵Shpërblime sipas përfshirjes në projekte.

✨Vlerësohet sensi i iniciatives dhe propozimet e reja.

👏Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar mbi rezultatet individuale