Duke ngarkuar...

5 (pese) - BI Developer\Analyst (Intermediate ose Senior)

HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**InfoSoft Business Solutions shpk, kerkon te punesoje:**

**BI Developer/Analyst**

**Niveli:
*Intermediate / Senior***

InfoSoft Business Solutions është një prej ofruesve kryesorë të zgjidhjeve inovative software, i angazhuar në ndihmën ndaj bizneseve për t’u transformuar dhe rritur përmes teknologjisë. Ne specializohemi në zhvillimin e sistemeve të personalizuara, të cilat u mundësojnë klientëve të optimizojnë proceset dhe të arrijnë objektivat e tyre. Ndërsa vazhdojmë të zgjerohemi, jemi në kërkim të një BI Developer / Analyst të përkushtuar dhe me eksperiencë për t’iu bashkuar ekipit tonë.

**Roli:**

BI Developer / Analyst analizon kërkesat e biznesit, projekton dhe zhvillon zgjidhje Business Intelligence dhe Analytics, duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e platformave analitike, përfshirë Microsoft Power BI, Microsoft Fabric, Databricks, etj.

**Detyra Dhe Përgjegjësi:**

- Analizon proceset e biznesit dhe identifikon nevoja për raportim, KPI dhe analiza të avancuara

- Analizon dhe kontribuon në projektimin e arkitekturës së të dhënave (on-premise dhe cloud)

- Projekton dhe zhvillon Data Warehouse / Data Mart në arkitektura tradicionale dhe moderne (Lakehouse)

- Ndërton dhe mirëmban procese ETL/ELT (SSIS, Data Factory, Fabric Data Pipelines ose teknologji ekuivalente)

- Zhvillon objekte databaze dhe struktura analitike në SQL Server, Azure SQL, Synapse ose sisteme analoge

- Zhvillon modele analitike në SSAS (Tabular / Multidimensional) dhe modele semantike në Power BI / Fabric

- Krijon raporte dhe modele SSBI në Power BI (ose mjete të tjera si Qlik, Tableau, etj.)

- Ndërton vizualizime interaktive dhe raporte të optimizuara sipas best practices

- Zhvillon dhe mirëmban raporte operative dhe analitike (SSRS ose alternativa cloud)

- Dokumenton zhvillimet teknike, arkitekturën, proceset dhe përmirësimet e zgjidhjeve

- Ofron asistencë, trajnime dhe mbështetje për përdoruesit biznesorë

- Angazhohet në përmirësim të vazhdueshëm profesional dhe marrjen e certifikimeve përkatëse

**Kërkesat per kandidatet:**

- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Matematikë & Informatikë ose degë ekuivalente

- Eksperiencë në zhvillimin e raporteve dhe zgjidhjeve BI të bazuara në SQL

- Njohje shumë të mirë të SQL dhe data modeling

- Njohuri mbi parimet e BI, OLAP dhe proceset ETL/ELT

- Eksperiencë me Power BI, PBI Service, Semantic Models, Dataflows, etj.

- Aftësi analitike, mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve

- Aftësi për punë në ekip dhe në mënyrë të pavarur

**Të preferueshme:**

- Eksperiencë ose njohuri në Microsoft Azure (Azure SQL, Data Factory, Synapse, Data Lake)

- Njohuri ose eksperiencë me Microsoft Fabric (Lakehouse, Warehouse, Data Pipelines, Semantic Models)

- Njohuri ose eksperiencë me Databricks / Spark për transformime dhe analitikë të avancuar

- Njohje të koncepteve moderne të arkitekturës së të dhënave (Lakehouse, Medallion Architecture)

- Certifikime Microsoft / Cloud (ose gatishmëri për t’i marrë)

**Çfarë Ofron Kompania:**

• Pagë konkurruese

• Ambient profesional, inovativ dhe i orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm

• Akses në teknologjitë më të fundit

• Mundësi trajnimesh dhe certifikimesh

• Vlerësime të rregullta performance dhe rishikime page

• Sigurim shëndetësor privat

• Zyra moderne në qendër të Tiranës

**Gati të rritesh me ne?**

Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në:

**humanresources@infosoftgroup.com.al**

Ne mezi presim të të njohim! 🤝

Të dhënat personale të dërguara do të trajtohen në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.