Duke ngarkuar...

Specialist/e Marketingu

IdentiTek Sh.a

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie
prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

**Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Specialist/e Marketingu në Departamentin e Marketingut.**

**Përgjegjësitë:**

·     Harton dhe zbaton strategji të dedikuara për rrjetet sociale që reflektojnë identitetin dhe vizionin e institucionit.

·     Krijon përmbajtje kreative dhe frymëzuese, duke përfshirë, artikuj, caption, tituj dhe slogane.

·     Koncepton dhe menaxhon fushata për rrjetet sociale që rrisin ndërveprimin me audiencën tonë.

·     Bashkëpunon me dizajner për të krijuar përmbajtje vizuale që përcjell mesazhin e duhur me impakt maksimal.

·     Monitoron performancën e postimeve dhe fushatave, analizon të dhënat dhe sugjeron përmirësime të bazuara në të dhëna.

·     Sigurohet që të gjitha komunikimet të jenë në përputhje me misionin e institucionit.

·     Merr pjesë në planifikimin dhe organizimin e eventeve dhe krijon përmbajtje vizuale dhe materiale promocionale.

- Ideon dhe realizon video për qëllime informuese dhe edukative.
- Qëndron i azhurnuar me teknologjitë dhe trendet më të fundit në marketingun digjital.
- Bashkëpunon me skuadrën për realizimin e iniciativave të përbashkëta të departamentit.
- Jep ide dhe kontribuon në projekte të reja.

**Kualifikimet:**

·      
Diplomë në gazetari, marketing ose një fushë të ngjashme.

·      
Minimumi 3 vjet eksperiencë në një rol si Social Media Manager ose Copywriter.

·      Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn).

·      Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe rrëfimi në marketing.

·      Njohuri mbi tendencat e fundit në rrjetet sociale dhe platforma digjitale.

·      Aftësi për të krijuar dhe menaxhuar kalendarë editorialë.

·      Eksperiencë me analizat e Google Analytics, Insights.

·      Kreativ, energjik, i organizuar dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë si edhe portofolin e pun
ëve
në email-in: hr@identitek.al
ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore,

Rruga “Xhanfize Keko”, Ndërtesa 111, Hyrja 1, Tiranë, Albania.

 

Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.01.2026.