Duke ngarkuar...

PR and Brand Promotion Lead

andale.al

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
📣 Po punësojmë | PR & Brand Promotion Lead – Andale Media

Andale Media po zgjerohet dhe po ndërton gradualisht departamentin e PR & Brand Promotion, në varësi të Marketingut.

Po kërkojmë një PR & Brand Promotion Lead me eksperiencë, i/e shkathët dhe me mendim strategjik, që kupton median, brand-building dhe storytelling-un dhe di si të kthejë përmbajtjen në prezencë dhe reputacion publik.

Ky nuk është rol junior dhe as thjesht operativ.

Është një rol strategjik dhe kreativ, me përgjegjësi reale mbi mënyrën si prezantohet Andale nga jashtë.

Përgjegjësitë kryesore:

• Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së PR & promotion për Andale dhe programet e saj

• Koordinimi i trailerave dhe materialeve promocionale

• Shkrimi dhe menaxhimi i teksteve për media, njoftimeve dhe narrativës publike

• Kontrolli i thumbnails, titujve dhe copy-t promocional

• Menaxhimi dhe mbrojtja e prezencës dhe imazhit të brandit Andale

• Mbështetja e launch-eve, projekteve speciale dhe zhvillimi gradual i PR për merchandise

• Bashkëpunimi i përditshëm me Marketingun, Creative dhe Production

Profili ideal:

• Eksperiencë e konsoliduar në PR, media, branding ose marketing kreativ

• Aftësi shumë të mira shkrimi dhe storytelling

• Sens vizual dhe kuptim i dinamikës së mediave digjitale

• Mendim strategjik, por edhe qasje hands-on

• I/e organizuar, proaktiv/e dhe i/e përshtatshëm/e për ritëm të shpejtë pune

• Eksperienca në media, TV ose platforma digjitale përbën avantazh të madh

Çfarë ofron ky rol:

• Pozicion kyç në një kompani mediatike në rritje

• Ndikim real në pozicionimin dhe imazhin publik të brandit

• Hapësirë për të ndërtuar dhe zhvilluar një funksion nga e para

• Ambient pune kreativ, bashkëpunues dhe ambicioz