Duke ngarkuar...

Network Specialist

Communication Progress

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Specialisti i Akses Kontrollit dhe Rrjetit kompjuterik eshte pergjegjes per projektimin, instalimin, konfigurimin dhe mirembajtjen e sistemeve te sigurise, sistemet e kontrollit te aksesit dhe komponentet te tjere te rrjetit komjuterik.

Detyrat dhe pergjegjesite:

- Instalon dhe konfiguron sisteme te monitorimit CCTV dhe pajisje te akses kontrollit sipas kerkesave te sigurise dhe planeve teknike.
- Siguron instalimin korrekt te kabllove, serverave te ruajtjes se te dhenave (NVR/DVR), kamerave IP dhe analoge, si dhe paneleve te kontrollit per dyer.
- Monitoron sistemet per te identifikuar hyrjet e paautorizuara ose sjelljet e dyshimta.
- Bashkepunon me departamentin e sigurise per hetimin e ngjarjeve dhe sigurimin e evidencave nga sistemet CCTV.
- Implementon zgjidhje teknike te rrjetit kompjuterik.
- Implementon, miremban dhe jep suport teknik per sistemet dhe pajisjet e rrjetit data, voice apo video
- Monitoron cilesine e rrjetit, perpilon raporte te rrjetave kompjuterike.
- Permbush objektivat e vendosura nga eprori direkt.

Kualifikimet e nevojshme:

- Diplome Universitare ne Shkencat Kompjuterike, Sisteme Informacioni, Telekomunikacioni/Elektronike ose ne disiplina te ngjashme
- Eksperience shume e mire ne menaxhimin e akses kontrollit.
- Eksperience shume e mire ne analizimin e rrjetave dhe pajisjeve perkatese si Switches, Routers
- Aftesi shume te mira analitike dhe praktike ne zgjidhjen e problematikave.

Perse duhet te jesh pjese e Communication Progress?

📈Paga konkurruese, referuar standarteve me te larta te tregut.

👨‍💻Plan trajnimesh dhe çertifikimesh per cdo punonjes sipas roleve perkatese.

📌Perfshirje ne projekte me impakt transformues.

👥Ambjent miqesor ku mbizoteron fryma e bashkepunimit.

💵Shperblime sipas perfshirjes ne projekte.

✨Vleresohet sensi i iniciatives dhe propozimet e reja.

👏Vleresim real dhe i vazhdueshem i performances ne pune, bazuar mbi rezultatet individuale.