Duke ngarkuar...

Jurist

Communication Progress

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Përgjegjësitë kryesore:

- Hartimi i dokumentacionit ligjor të shoqërisë, përfshirë: shkresa, kërkesa, njoftime, rregullore dhe akte të tjera organizative.
- Hartimi dhe përgatitja e kontratave të ndryshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, si: kontrata shitje, blerje, bashkëpunimi, pune, etj.
- Përgatitja e prokurave dhe autorizimeve të ndryshme sipas nevojave të shoqërisë.
- Monitorimi i vazhdueshëm i portaleve të prokurimeve për identifikimin e tenderave të rinj dhe të përshtatshëm për kompaninë.
- Hartimi dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrjen në tendera publikë dhe private, kombëtare dhe ndërkombëtar.
- Mbajtja dhe përditësimi i arkivës ligjore të prokurimeve dhe përgatitja e raporteve të brendshme;
- Monitorimi i vazhdueshëm i ndryshimeve në legjislacionin shqiptar dhe zbatimi i tyre në praktikë, në funksion të veprimtarisë së shoqërisë.
- Zbatimi i procedurave ligjore dhe administrative në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Kërkesat për pozicionin e punës:

- Diplomë universitare Bachelor/Master në Drejtësi.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në fushën ligjore dhe te prokurimeve; përvoja në sektorin privat përbën avantazh.
- Njohuri të mira të sistemit të e-prokurimit dhe përdorimit të platformave digjitale të tenderimit.
- Njohuri shume te mira në legjislacionin civil, tregtar e administrativ.
- Aftësi shumë të mira analitike, të shkrimit dhe të komunikimit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në ekip, duke menaxhuar në mënyrë efikase detyrat.

Pse të bëhesh pjesë e Communication Progress?

- Përvojë dinamike dhe zhvillim profesional
- Vlerësim për iniciativën dhe mendimin kritik
- Ambjent miqësor dhe bashkëpunues

Si të Aplikoni:

Dërgoni:

- CV-në tuaj
- Letër motivimi