Duke ngarkuar...

Instructor

Edumind Academy

Skopje, Skopje Statistical Region
contract
Publikuar 1 dite me pare
Je i/e apasionuar pas
**mësimdhënies dhe teknologjisë**
?

Edumind Academy po zgjeron ekipin akademik dhe kërkon
**instruktorë të motivuar dhe të kualifikuar**
për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje.

**Rreth Edumind**

Edumind Academy është një institucion arsimor i
**specializuar në Teknologjinë e Informacionit (IT)**
, i përkushtuar në ofrimin e
**arsimit cilësor dhe praktik**
për fëmijë, adoleshentë dhe studentë. Ne zhvillojmë
**programe të strukturuara dhe të orientuara drejt aftësive reale të tregut**
, duke kombinuar njohuritë teorike me aplikimin praktik në fusha si programimi, zhvillimi i uebit dhe teknologjitë moderne. Misioni ynë është të fuqizojmë brezin e ri me kompetenca digjitale të forta dhe t’i përgatisim ata për sukses akademik dhe profesional në botën e teknologjisë.

**Pozita: Instruktor (On-site)**

Instruktori në Edumind Academy do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe zhvillimin e orëve mësimore, ofrimin e mbështetjes akademike për nxënësit, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të përmbajtjes mësimore, në dy lokacionet tona në Çair dhe Saraj (Shkup).

**Detyrat dhe Përgjegjësitë**

- Planifikimi dhe zhvillimi i orëve mësimore efektive dhe të strukturuara
- Përgatitja dhe përshtatja e materialeve mësimore sipas programeve përkatëse
- Udhëheqja dhe mentorimi i nxënësve në projekte individuale dhe grupore
- Monitorimi dhe vlerësimi i progresit të nxënësve
- Ofrimi i feedback-ut konstruktiv dhe mbështetjes akademike
- Administrim dhe menaxhim profesional i klasave të caktuara
- Bashkëpunimi me ekipin akademik për përmirësimin e metodologjisë dhe përmbajtjes
- Pjesëmarrja në trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional për përditësim me teknologjitë e reja

**Kriteret e Aplikimit**

Kriteret varen nga programi trajnues që do të zhvillohet:

1. Trajnimi "Bota e IT-së për Fëmijë" (për moshat 8–12 vjeç)

- Diplomë në Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme
- Njohuri të avancuara në: Scratch, App Inventor, Code.org
- Njohuri të mira në Python
- Njohuri në platforma të dizajnit digjital si: Canva, Adobe Express (ose të ngjashme)
- Përvoja e mëparshme në ligjërim dhe/ose mësimdhënie përbën avantazh.

2. Trajnimi "Bazat e Uebit" (për moshat 13-16 vjeç)

- Diplomë në Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme
- Njohuri të avancuara në: HTML, CSS, JavaScript, SQL, C#, .NET
- Njohuri në React ose framework-e të ngjashme përbëjnë avantazh
- Përvoja e mëparshme në ligjërim dhe/ose mësimdhënie përbën avantazh.

**Aplikimi:**

Të interesuarit ftohen të aplikojnë drejtpërdrejt përmes LinkedIn. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të përzgjedhjes.