Duke ngarkuar...

Inxhinier/e Kostoist

Progeen Construction

/job-details/9984

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Inxhinier Ndërtimi (Kostoist/Preventivues)**

**PROGEEN sh.p.k.**
është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të
**PROGEEN**
janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt.
**PROGEEN**
çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

**Pozicioni**
: Inxhinier Ndërtimi (Kostoist/Preventivues)

**Departamenti**
: Teknik (Zyrë)

**Vendndodhja**
: Tiranë

**Përmbledhja e Rolit**
:

Progeen po kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi, që do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, të analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës, si dhe të punimeve shtesë.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë:**

- Parashikon buxhetin e projektit duke përllogaritur koston e punimeve për zërat e punimeve sipas preventivit dhe/ose të punimeve shtesë nëse lind e nevojshme gjatë zbatimit për rishikim projekti;
- Analizon dhe kontrollon shpenzimet e projektit për të siguruar përputhje me buxhetin;
- Përgatit dhe përditëson preventivat duke ju referuar çmimeve të tregut dhe kërkesave të projektit;
- Përgatit analizat e çmimeve të tregut dhe kostos së punës, me qëllim optimizimin e planifikimit buxhetor të projektit;
- Identifikon dhe vlerëson rreziqet e mundshme financiare që ndikojnë në koston e projektit dhe sugjeron masa parandaluese;
- Llogarit koeficientet tekniko-ekonomik dhe jep asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe cash-flow të punimeve;
- Kontrollon dhe përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizat teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e punimeve;
- Rakordon me Departamentin e Financës faturimet e nënkontraktorëve, analizat e kostove sipas qendrave përkatëse duke i ndjekur në mënyrë koherente me fazat e zbatimit të projektit.
- Përgatit paketat financiare për pjesëmarrje në prokurime publike.
- Përgatit paketat financiare për Dosjen Teknike Përfundimtare, Librezat e Masave dhe materialin grafik,
- Tabela e punimeve që shtohen/zbriten +/-, Proces verbalet e punimeve që shtohen/zbriten, Preventivi As Built etj.

**Kualifikimet dhe Kërkesat:**

- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/ Ekonomike/ Menaxhim Projektesh ose të fushave të ngjashme;
- Eksperiencë e mëparshme në analizën e kostos për projekte të mëdha deri në 2 vjet;
- Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i aftë të menaxhojë dhe të punojë në grup;
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
- Njohuri mbi standardet dhe normativet e ndërtimit;
- Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office (specifikisht Excel), Autocad, etj.

**Mënyra e aplikimit:**

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit), direkt nga platforma
**LinkedIn**
ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës

Vendodhja: Tiranë