Duke ngarkuar...

Electrical Engineer

INFOTelecom

/job-details/9942

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pozicioni:**
Inxhinier Elektrik Kantjeri

**Departamenti:**
Teknik

**Vendndodhja e Projektit:**
Gjorice/Bulqize

**Lloji i Punësimit:**
Me kohë të plotë / Bazuar në projekt

**Detyrat Kryesore**

Inxhinieri Elektrik i Kantierit do të:

1. Jete përgjegjës për supervizimin dhe koordinimin e punimeve elektrike që lidhen me ndërtimin, instalimin, testimin dhe komisionimin e një projekti fotovoltaik në Bulqize/Shqipëri.
2. Monitoroje që të gjitha punimet elektrike të kryhen në përputhje me projektin e miratuar dhe specifikimet teknike, grafikun e punimeve dhe sigurinë në punë.
3. Jete si pikë kryesore ndërlidhëse ndërmjet ekipit të menaxhimit të projektit dhe kontraktorëvetorëve.
4. Të mbikëqyrë punimet e përditshme të instalimeve elektrike/mekanike në kantier për projektin Fotovoltaik.
5. Monitorojë dhe raportoje zbatimin e punimeve elektromekanike për të siguruar përputhshmërinë me vizatimet e miratuara dhe specifikimet teknike.
6. Të inspektojë aktivitetet e ndertimit dhe instalimit që lidhen me strukturat, Panelet Fotovoltaike, inverterat, transformatorët dhe kabinat elektrike, nenstacionin elektrike dhe linjen 110kV, kabllot DC dhe Stringjet, sistemet e tokëzimit etj.
7. Të identifikojë dhe raportoje çështje teknike, devijime, ose vonesa dhe t’ia raportojë menjëherë Menaxherit të Projektit ose drejtuesit përkatës të projektit.
8. Të kontrolloje dhe permbledhe vizatimet “as-built”.
9. Te hartoje procesverbalet e punimeve te fshehura.
10. Të sigurojë që punimet elektrike kryhen në përputhje me kodet, standardet dhe rregulloret e zbatueshme.
11. Të marrë pjesë në inspektime, aktivitete testimi dhe procedura të kontrollit të cilësisë gjatë instalimit dhe zbatimit.
12. Të mbajë dokumentacion të rregullt në kantier.
13. Të ndjekë dhe monitorojë aktivitetet e parakomisionimit, testimit, energjizimit dhe komisionimit për sistemet dhe pajisjet elektrike.
14. Të verifikojë që procedurat e testimit dhe komisionimit zbatohen dhe dokumentohen në mënyrë të duhur.
15. Të koordinojë me kontraktorët, furnitorët dhe ekipet e komisionimit për të siguruar gatishmërinë e sistemeve elektrike për testim dhe dorëzim.
16. Të koordinojë me disiplinat civile, mekanike dhe disiplinat e tjera të projektit për të siguruar zbatim të qetë dhe menaxhim të ndërfaqeve në kantier.
17. Të bashkëpunojë me kontraktorët, nënkontraktorët, konsulentët dhe përfaqësuesit e klientit për çështjet elektrike.
18. Të marrë pjesë në takime kantieri, takime teknike, takime progresi dhe takime koordinimi, sipas kërkesave të projektit.
19. Të përgatisë raportet ditore, javore dhe mujore që lidhen me aktivitetet elektrike.
20. Të japë informacion ne lidhje me progresin e ndërtimit, rreziqet, kufizimet, disponueshmërinë e materialeve dhe nevojat për burime.
21. Të promovojë dhe mbështesë përputhshmërinë me kërkesat HSE të projektit dhe procedurat e sigurisë në kantier.
22. Të sigurojë që punimet elektrike kryhen në mënyrë të sigurt, me vëmendje të veçantë ndaj rreziqeve të energjizimit, furnizimit të përkohshëm me energji dhe ndërfaqeve të tensionit të lartë ose të mesëm, sipas rastit.
23. Të raportojë kushtet e pasigurta, veprimet e pasigurta, aksidentet, incidentet dhe rastet e shmangura, në përputhje me procedurat e projektit.
24. Të bashkëpunojë me ekipin HSE për të siguruar që të gjitha aktivitetet elektrike të kryhen në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.

**Kualifikimet:**

- Të zotërojë diplomë universitare në Inxhineri Elektrike.
- Minimumi 3 vite eksperiencë, (Eksperienca ne Fushen e Projekteve Fotovoltaike perben avantazh).
- Aftësi shumë të mira Teknike.
- Aftësi te mira ne pergatitjen e raporteve teknike, i komunikueshem me koleget dhe me nenkontraktoret.
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punes.
- Njohuri mesatare të gjuhës Angleze
- Përvojë në mbikëqyrjen ose zbatimin e punimeve elektrike.
- Përvoja e mëparshme në projekte solar PV, nënstacione, sisteme të shpërndarjes së energjisë ose projekte të ngjashme të infrastrukturës energjetike përbën avantazh.
- Njohje me vizatimet teknike, diagramet njëlinjore, planimetritë e kabllove, vizatimet e tokëzimit dhe skemat elektrike.