Duke ngarkuar...

Payroll Specialist

Hitweb.it

/job-details/9565

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Rreth HITJOB​

HITJOB është një kompani outsourcing me mbi
**8 vite eksperiencë**

në tregun shqiptar, e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani të njohura ndërkombëtare, kryesisht amerikane dhe italiane.

Nëpërmjet partneriteteve të konsoliduara, krijojmë mundësi punësimi për profesionistët shqiptarë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një
**mjedis ndërkombëtar dhe profesional**

. Duke ofruar mbështetje administrative, ligjore dhe operacionale, sigurojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm si për partnerët tanë, ashtu edhe për punonjësit.

Aktualisht, po kërkojmë një "
**Payroll Specialist"**

të organizuar, korrekt dhe të përkushtuar, për t'iu bashkuar ekipit të një
**kompanie ndërkombëtare partnere**

.

Përgjegjësitë kryesore:​

- Administrimi dhe përpunimi mujor i
**pagave (Payroll)**
për punonjësit.
- Verifikimi i të dhënave të nevojshme për përllogaritjen e pagave, përfshirë orët e punës, lejet, mungesat dhe ndryshimet mujore.
- Administrimi dhe përditësimi i të dhënave dhe dokumentacionit të punonjësve.
- Mbështetja në proceset e
**administrimit të marrëdhënieve të punës**
dhe dokumentacionit të stafit.
- Përgatitja e raporteve mujore lidhur me pagat dhe kostot e personelit.
- Mbështetja në përgatitjen dhe kontrollin e pagesave të pagave.
- Kryerja e rakordimeve dhe kontrolleve të nevojshme për të garantuar saktësinë e të dhënave.
- Mbajtja dhe administrimi i dokumentacionit të punonjësve në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Bashkëpunimi me departamentet e HR, Finance dhe administratës.
- Garantimi i
**saktësisë, konfidencialitetit dhe përpunimit korrekt të të dhënave**
të punonjësve.
- Mbështetja në detyra të tjera administrative dhe financiare sipas nevojave të kompanisë.

Kriteret:​

- Diplomë universitare në
**Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Burime Njerëzore**
ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në
**Payroll, HR Administration, Employee Administration, Finance ose Accounting**
përbën avantazh.
- Njohuri të mira në përpunimin e pagave dhe administrimin e të dhënave të punonjësve.
- Njohuri të mira të
**Microsoft Office**
, veçanërisht Excel.
- **Njohja e gjuhës italiane në nivel minimumi B2 është kriter i detyrueshëm.**
- **Njohja e gjuhës angleze në nivel minimumi B2.**
- **Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.**
- **Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.**
- **Përgjegjshmëri, korrektësi dhe respektim të konfidencialitetit.**
- **Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe afate njëkohësisht.**
- **Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht në një mjedis ndërkombëtar.**

Çfarë ofrojmë:​

- **Pozicion Full-Time dhe On-Site.**
- **Kontratë të rregullt pune.**
- **Mundësi për të punuar me një kompani ndërkombëtare**
dhe për të zhvilluar eksperiencë në një mjedis ndërkombëtar.
- Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në rol.
- **Drekë e ofruar nga kompania.**
- **Orar pune nga e hëna në të premte**
, me të shtunën dhe të dielën pushim.

Vendndodhja:
**Tiranë – Pozicion On-Site**



Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar
**CV-në tuaj.**

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.

**#HITJOB #Pune #NjoftimPune #Punesim #Finance #Accounting #JuniorAccountant #Karriere**