Duke ngarkuar...

Inxhinieri Elektronik

Euroasia Group

/job-details/9562

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Kompania jonë është në kërkim të një
**Inxhinieri Elektronik**
për t’iu bashkuar stafit tonë.

**Kërkesat:**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektronike ose në një fushë të ngjashme;
- Njohuri të mira teknike dhe profesionale në fushën e elektronikës;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi të mira organizative;
- Përvoja e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë**

- Projektimi, instalimi, mirëmbajtja dhe monitorimi i sistemeve dhe pajisjeve te karikimit.
- Kontrolli dhe diagnostikimi i defekteve në pajisjet dhe sistemet e tyre.
- Kryerja e testeve teknike dhe verifikimi i funksionimit korrekt të pajisjeve.
- Mirëmbajtja parandaluese dhe korrigjuese e sistemeve elektronike te stacioneve te karikimit.
- Leximi dhe interpretimi i skemave elektronike dhe dokumentacionit teknik.
- Mbikëqyrja e instalimeve dhe ndërhyrjeve teknike në terren.
- Identifikimi i problemeve teknike dhe gjetja e zgjidhjeve të përshtatshme.
- Bashkëpunimi me ekipet teknike dhe departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave.
- Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit për punimet dhe ndërhyrjet e kryera.
- Kontrolli i pajisjeve, materialeve dhe komponentëve elektronikë përpara instalimit dhe përdorimit.
- Sigurimi që punimet të kryhen në përputhje me specifikimet teknike, standardet e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
- Ndjekja e mirëmbajtjes dhe performancës së pajisjeve pas instalimit.
- Komunikimi me furnitorët dhe teknikët për çështje që lidhen me pajisjet dhe komponentët elektronikë.
- Mbështetja teknike gjatë implementimit të projekteve të kompanisë.
- Kryerja e detyrave të tjera teknike që lidhen me pozicionin, sipas nevojave të kompanisë.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë
**CV-në dhe kopjen e diplomës**
për shqyrtim.

Aplikimet mund të dërgohen në adresën:
**info@euroasiagroup-eg.com**
**ose ne nr e tel 0685973562**